Basha sfidon Ramën nga Sheshi Flamurit në Vlorë

Basha sfidon Ramën nga Sheshi Flamurit në Vlorë

61
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga Vlora se prej pesë ditësh, kryeministri Edi Rama nuk i kthen përgjigje ftesës për debat publik.
“Këtu nga Vlora, Edi Rama të përsëris thirrjen për debat në TV. Eja dalim para shqiptarëve dhe bëj bilancin tënd, unë bëj bilancin tim, ti trego programin tënd, unë tregoj programim tim. Le të na gjykoj Vlora. Le ta bëjmë debatin e parë këtu, në këtë shesh, në sheshin e Flamurit. Ka pesë ditë që ftoj në debat dhe nuk ndihet fare. Nga e fut dhe se fut kokën e muhabetin, përgjigje për debatin nuk kthen.
Po më kthe një përgjigje mor burrë i dheut. Eja në debat mos ki frikë. Eja sepse debati është kulturë demokratike. Unë e di pse ke frikë. E di se nuk ke asnjë mënyrë për t’i shpjeguar shqiptarëve për atë që nuk bëre.  Ajo që the se nuk kisha kohë dhe nuk kisha para nuk është e vërtetë. Pak kohë kishte për të bërë Lungomaren dhe nuk e bëre. 4 vite për Lungomaren. Dy vjet mu deshën për Rrugën e Kombit”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY