VIDEO SMART/ Hajduti tenton ti grabisë makinën, vajza hidhet “in action”

VIDEO SMART/ Hajduti tenton ti grabisë makinën, vajza hidhet “in action”

41
0
Shares

Kur një grabitësi hyri me shpejtësi në makinën e saj, Melissa Smith nuk priti e habitur dhe e tmerruar siç mund të ndodh në të tilla raste.
BBC shkruan se ajo po mbushte mjetin e saj në një stacion benzine në Milwaukee, Wisconsin të SHBA-ve.
Ndërsa kishte lënë për një moment makinën hapur, një hajdut shfrytëzon me shpejtësi rastin duke hipur në vend të shoferit dhe duke u përpjekur të largohet. Hajduti zbriti nga një mjet tjetër aty pranë.
Vajza 28-vjeçare ndërmerr një veprim të shpejtë duke hipur në pjesën përpara xhamit të shoferit, çka nuk do t’i lejonte atij të shihte përpara, megjithëse kjo mund të ishte shumë e rrezikshme për të.
Smith, instinktivisht u hodh mbi makinë për të parandaluar largimin e hajdutit. Shoferi përpiqet dy herë për ta hedhur vajzën nga mjetin, por dështon.
“Reagimi im i parë ishte; kjo nuk po ndodh me mua sot”, tha Melissa Smith.
Përfundimisht, hajduti e kuptoi se nuk mund të bënte gjë dhe u hodh në makinën e bashkëpunëtorit.
Burri merr me vete çantën personale të 28-vjeçares.
Por eksperimenti i Smithit nuk mbaroi ende.
“Kuptova se makina ime po lëvizte ende. Kështu që unë u përpoqa ta ndaloja, por sigurisht nuk munda”, tha ajo, duke shtuar se kishte hyrë në mjet përpara se ai të përplasej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY