Angli, banda e drogës dënohet me 99 vite burg, mes tyre 5...

Angli, banda e drogës dënohet me 99 vite burg, mes tyre 5 shqiptarë

58
0
Shares

Një grup rrjetit të trafikut të drogës të përbërë edhe nga shqiptarë janë burgosur për 99 vite burg. Banda ka qarkulluar rreth 1 milion paund kokainë në Ëest Midlands.
Nga aksioni i policisë, 13 persona përfunduan në pranga, ndërsa u kapën me kokainë me vlerë nga 500,000 paund në dy raste.
Sipas hetimeve, banda përveç se në Ëest Midlands ishte vendosur edhe në Kingsëinford, ndërsa një kg kokainë u shitej shqiptarëve me 35 mijë paund, ndërsa këta të fundit përfitonin mbi 100 mijë paund në shitjet me pakicë.
Udhëheqësi i grupit ishte një 29 vjeçar i quajtur Craig Davies, megjithëse krahu i djathtë i tij ishte në burg.
Arrestimet u kryen përgjatë dy muajve, ndërsa kokaina ishte në masën e 90% të pastërtisë, e cila vinte nga Londra nëpërmjet makinave, shkruajnë mediat britanike.
Pagesat e parave të gatshme nuk u zhvilluan në të njëjtën kohë dhe shpesh u stivosën gjatë gjashtë muajve të mbikëqyrjes policore deri në dhjetor të vitit të kaluar.
Gjatë hetimeve janë zbuluar të paktën 17 pika të shitjes së drogës, por hetuesit janë shumë më tepër.
Shqiptarët e dënuar:
Ylber Cami, udhëheqësi i bandës shqiptare u dënua me 10 vjet.
Eraldo Cami, u dënua me 4 vite e 6 muaj burg.
Emil Cami, u dënua me 7 vite burg.
Emri Kaziu, me 4 vite e 6 muaj.
Elsid Kopani, u dënua me 9 vite burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY