Gruaja më e moshuar në botë është nga Librazhdi, jetoi në tre...

Gruaja më e moshuar në botë është nga Librazhdi, jetoi në tre shekuj dhe vdiq 117-vjeçe

82
0
Shares

Gruaja më e moshuar në Shqipëri dhe në botë vdiq në moshën 117 – vjeçare.
Nuk bëhet fjalë për Emma Moranon e Italisë, por për 117 vjeçaren nga qyteti i Librazhdit, e cila ka thyer rekordin, jo vetëm për shkak se ka vdekur 117 – vjeçe, por sepse ka jetuar në 3 shekuj.
Qerime Hasan Bardhi ka lindur më 3 Prill të 1885 në lagjen Llanga të fshatit Letëm, 35 kilometra larg nga qyteti i Librazhdit në jug-lindje të vendit dhe ndërroi jetë rreth muajit shkurt të vitit 2002, pas kalimit të një gripi të rëndë.
Qerime Bardhi kishte 9 fëmijë dhe 102 nipër e mbesa.
Sot, jetojnë 3 prej fëmijëve të saj, ku e bija, fëmija i gjashtë është 98 – vjeçe.
“Ka qenë e mbajtur, ishte e pastër dhe punëtore. Nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje që të rrinte shtrirë. Vetëm një herë e ka zënë shtratin dhe atëherë ishte një javë, ku më pas ndërroi jetë. Na donte shumë, por dhe ne e donim”, shprehet e bija e saj Fetije Carja.
Ajo  nuk harron pa kujtuar dhe periudhën e vështirë kur nazistët vinin për të marrë burrat për luftë, ndërsa duhej të kujdeseshin dhe për Italianët, që mbetën pas luftës në Librazhd.
Nëna ime nuk na ka rritur vetëm neve, por edhe italianët, në shtëpinë tonë ka qëndruar një Italian për të cilin është kujdesur njësoj siç kujdesej për ne. Madje, gjatë kohës kur u desh që të ikte për në vendin e tij, kërkoi të na merrte dhe neve”, përfundon ajo.
Ndarja nga jeta e Qerime Bardhit u pasqyrua gjerësisht në media në vitin 2002 dhe u bë mjaft e diskutueshme, si shqiptarja e parë në botë më e moshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY