Grushte e armë, zbardhet ngjarja për të cilën u dënua Vladimir Kosta

Grushte e armë, zbardhet ngjarja për të cilën u dënua Vladimir Kosta

83
0
Shares

Është zbardhet dënimi i 17 viteve më parë dhënë nga Gjykata e Tiranës ndaj deputetit Vladimir Kosta, në atë kohë biznesmen.
Sipas vendimit rezulton se pas një konflikti fizik me shtetasin E.Topi për zënien e rrugës Kosta ka përdorur armën pa leje duke qëlluar në ajër dhe plumbi ka rënë mbi makinën e Topit.
Në gjykatë Kosta ka pranuar akuzën e prokurorisë, ndërsa ky dënim rezulton se nuk është pasqyruar në formularin e Dekriminalizimit.
Në këtë dënim ajo që bëhet publike për herë të parë është fakti se Kosta është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në ajër teksa shtetasi E.Topi me të cilin ai është konfliktuar është larguar me vrap.
Ngjarja është shënuar në rrugën “Hoxh Vogli” ndërsa sipas hetimeve të prokurorisë këta dy shtetas janë konfliktuar dhe më parë.
Në gjyq Vladimir Kosta aso kohe tregtar e ka pranuar akuzën e armëbajtjes dhe ka qenë dakord me kërkesën e prokurorisë për dënimin me 10.000 lekë gjobë.
Dënimi është shpallur më 19 Prill 2000 dhe rezulton se ka mbetur në fuqi.
Ky dënim nuk është pasqyruar në formularin e Dekriminalzimit çfarë ka ka bërë që prokuroria të kërkojë heqien e mandatit të Kostës në KQZ.

vendimi 1

vendimi 2

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY