Opozita njëzëri refuzon regjistrimin për zgjedhje, në 7 maj protestë kombëtare në...

Opozita njëzëri refuzon regjistrimin për zgjedhje, në 7 maj protestë kombëtare në Kavajë

40
0
Shares

Koalicioni opozitar konfirmon qëndrimin për mos regjistrim në KQZ. Aleatët e opozitës bashkë me kreun e PD-së,  janë mbledhur në selinë PD-në ku dhe kanë dalë në këtë konkluzion.
“Nuk regjistrohemi derisa të arrihet një pakt për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Më 7 maj në Kavajë vendoset  mbajtja e një proteste të madhe kombëtare”.
Nga takimi mësohet se për 24 orë, opozita do të mbushë qytetin e Kavajës, duke mos lejuar votimin për zgjedhjet e pjesshme, në këtë datë, për këtë bashki.
Ditën e sotme skadon afati ligjor për regjistrimin e partive politike si subjekt zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Neni 64, pika 1 e kodit zgjedhor parashikon që çdo parti duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
Deri tani në KQZ janë regjistruar 29 parti, ndërkohë që Komisioni do të mblidhet mesditën e sotme për të regjistruar dhe tre parti të tjera, që do të jenë pjesë e procesit të ardhmes zgjedhor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY