DETJE/ Eksploziv makinës, flet Bashkim Brahimaj: Si e kuptova që kishin vënë...

DETJE/ Eksploziv makinës, flet Bashkim Brahimaj: Si e kuptova që kishin vënë tritol

72
0
Shares

Një pako me eksploziv u gjet në një automjet në Vlorë. Sipas të dhënave të para, makina e cila për fat nuk ka shpërthyer është në pronësi të shtetasit Bashkim Brahimaj.
Lënda plasëse dyshohet se është vendosur në makinën tip “Benz” me targa AA 902 NA, e cila ishte e parkuar në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Mësohet se 44-vjeçari të ketë thënë se sot kishte planifikuar të udhëtonte me një makinë tjetër, por ka konstatuar se asaj i ishte çarë goma.
Ermal Brahimaj ose Bashkim Brahimaj ka thënë përpara policisë se ka shkuar dhe ka parë kamerat e sigurisë së pallatit, ku aty ka vënë re se në makinën me gomë të çarë ka pasur dy persona, shkruan OraNews.
Më pas ai ka kontrolluar makinën tjetër, ku edhe ka konstatuar sasinë e tritolit. Menjëherë ka njoftuar policinë. Ermal Brahimaj ishte i shoqëruar bashkë me vajzën e tij.

Në 2014 i vranë vëllanë
Bashkim Brahimaj nuk është emër i panjohur për policinë, pasi atij i është vendosur edhe dy herë të tjera tritol poshtë makinës, por ka mundur të shpëtojë vetëm me plagosje. Ai është vëllai i Isuf Brahimajt, që u vra në atentat ne gusht të 2014.
Ermal (Bashkim) Brahimaj, u ka shpëtuar dy atentateve. Më 31 gusht iu bë atentat me bombë të telekomanduar 31-vjeçarit Ermal Bajramaj, i njohur ndryshe si Bashkim Brahimaj.
Ai është vëllai i viktimës Isuf Brahimaj, apo siç njihen me mbiemrin e saktë, Kokaj.
Vëllai i tij Isuf Brahimaj mbeti i vrarë në 29 gusht 2014-ës në një atentat me eksploziv, teksa lëvizte me një makinë tip “Mitsubishi”, pranë sheshit “Omonia” në rrugën trans-ballkanike të qytetit të Vlorës.
Ky ishte atentati i dytë ndaj biznesmenit Isuf Brahimaj, pasi i kishte shpëtuar më herët një tjetër atentati me lëndë plasëse.

Informacioni paraprak i Policisë Vlorë


vlore policiaNë lagjen “Pavarësia”, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipajve”, në pjesën e poshtme të shasisë së një automjeti është konstatuar një sasi e dyshuar me lëndë eksplozive.
Sasia e dyshuar e eksplozivit është vendosur nga jashtë automjetit tip Benz Fuoristradë me targë AA 952 NA, në pjesën e poshtme të shasisë poshtë shoferit.
Mjeti është në pronësi të shtetasit E. B., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Pritet mbërritja e forcave Xheniere nga Tirana, të bëjnë të mundur çmontimin e eksplozivit pa pasoja shpërthyese. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.


Vendimi i gjykatës për konfiskimin e resortit: Me parat e drogës


hoteli_2-640x360Në 7 mars të këtij viti, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e një hoteli 5-katësh në pronësi të Bashkim Brahimajt, së bashku me truallin në të cilin është ndërtuar.
Prokuroria ka ngritur dyshime se hoteli i ngritur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, është pasuri e krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal të Ermal Brahimajt dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.

Konkretisht:
Për shtetasin Isuf Brahimaj, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Vlorë, Me vendimin e Gjykatës së Apelit Lecce është deklaruar fajtor për veprën penale të “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, duke e dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim dhe gjobë, ndodhur më datë 20.01.2006 në Otranto.
Sipas vendimit të mësipërm, fakti kriminal për të cilën është dënuar ky shtetas është se në datë 20 janar 2006 kanë transportuar dhe mbajtur një sasi prej 351 kg lëndë narkotike e llojit marijuana e ndarë në 10 pako të fshehura në haësirën e mbrapme të mjetit tip Fiat Doblo.
Me vendimin penal datë 14.11.1997, të Gjykatës së Apelit Milano, i cili ka marrë formë të prerë në datë 19.06.1998, i pandehuri Stojanovic Srdan i datëlindjes 12.12.1975, i njohur më vonë si Isuf Brahimaj, i datëlindjes 12.08.1972, lindur në Vlorë, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Nxitjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, për fakte që datojnë në vitin 1994. Për shtetasin Bashkim Brahimaj (Ermal Brahimaj), i datëlindjes 08.01.1982, lindur në Vlorë,
– me vendimin e Gjykatës së Apelit Firence datë 13.03.2009, që ka marrë formë të prerë në datë 20.04.2010, ka vendosur dënimin e këtij shtetasi për veprën penale të “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, për mbajtjen e 147 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo.
– me vendimin e Gjykatës së Apelit Firence datë 22.05.2012, që ka marrë formë të prerë në datë 09.11.2012, shtetasi i mësipërm është deklaruar fajtor për veprën penale të “Pjesëmarrjes në organizatë ndërkombetare për trafikimin e lëndëve narkotike, Mbajtjes dhe transportimit të lëndëve narkotike” në bashkëpunim, në një organiztë të përbërë nga 10 persona, ndër të cilët është dhe shtetasi Isuf Brahimaj.
– Bashkim Brahimaj dhe Isuf Brahimaj janë hetuar për importimin e një sasie prej 2 kg lëndë narkotike kokainë, një pjesë e të cilës prej 515 gr. është sekuestruar në datë 16 prill 2009 në San Giovanni Valdarano, si edhe për mbajtjen e 147gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo.
– Isuf Brahimaj është akuzuar për importimin nga Belgjika në Itali të një sasie prej 8.021 gr kokainë, ndodhur ne Begjike, Romë datë 19 nentor 2008.
– Isuf Brahimaj është akuzuar gjithashtu për importimin nga Belgjika në Milano Itali të një sasie prej 5 kg kokainë, ndodhur ne Begjike, Milano në datë 07 dhjetor 2008.

Sa më sipër, dokumentohet plotësisht se shtetasit Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, Isuf Koka alias Isuf Brahimaj, kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe ndaj tyre janë zhvilluar disa procese gjyqësore penale, të cilat kanë përfunduar me vendime të formës së prerë. Gjatë gjykimit, nga ana e Shpëtim Brahimaj janë ngritur pretendime lidhur me burimin e financimit për blerjen e truallit.
Sipas tij, një pjesë e të ardhurave janë krijuar nga shitja e bagëtive në periudhën 1990­2006, si edhe nga të ardhurat e fëmijëve të tij në emigrim. Gjithashtu, në mbështetje të pretendimeve të tij, Shpëtim Brahimaj ka paraqitur në gjykatë edhe disa dokumenta huamarrje nga persona të tretë, për të cilat, gjatë shqyrtimit gjyqësor, rezultuan pa vlerë.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe vendosi konfiskimin e:
– Objekti truall me sip.parcele ndërtimore 2500 m2, lagja “Uji i Ftohtë” Vlorë, me pronar Shpëtim Brahimaj.
– Objekti ndërtesë pesë kate me sip.totale 3089 m2, lagja “Uji i i ftohtë” Vlorë, i regjistruar në emër të shtetasit Shpëtim Brahimaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY