BATUTAT/ Sherr te Ligjet, socialistët sulmojnë ministrinë e LSI, grinden dhe me...

BATUTAT/ Sherr te Ligjet, socialistët sulmojnë ministrinë e LSI, grinden dhe me njëri-tjetrin

31
0
Shares

Ka pasur debat dhe përplasje sot në Komisionin parlamentar të Ligjeve, ku socialistët kanë sulmuar Ministrinë e Transporteve, për shtesën e kontratës për ndërtimin e rrugës Tiranë –Elbasan. Ministria e Transporteve drejtohet Sokol Dervishaj, i LSI.
Sakaq, teksa kishte “humbur” prej disa muajsh, deputeti Tom Doshi është kthyer në personazhin kryesor të Komisionit të Ligjeve dhe po debaton me të gjithë. E sot ai ka marrë hak ndaj Pandeli Majkos, i cili ne mbledhjen e herës se shkuar te komisionit në një kohë që Doshi e ka thërritur deputetin e PS në emër, ky i fundit i ka kujtuar që për të ai është “Zoti Majko”. Sot ishte Doshi qe “i ktheu borxhin”.

Debati


Pandeli Majko: Duam shpjegime të qarta, kush mban përgjegjësi për këtë shtesë kontrate që shkon mbi 20% të vlerës së rrugës. Ç’është kjo vlerë 35 milion dollarë për 4 kilometra rrugë. Duam sqarime me zë dhe figurë.
Specialisti i ministrisë së Transporteve: Ka pasur 5 rrëshqitje në rrugën e Ibës dhe skarpatat që do bëhen do jenë deri në 700 metra. 35 milion dollarë duhen vetëm për segmentin e parë të kësaj rruge.
Dash Peza: E gjej të pabesueshme të vish dhe të thuash që dua shtesë kontrate se na kanë dalë situata të paparashikueshme. Më duket e pabesueshme. A keni bërë studime për këtë projekt? Do mbani përgjegjësi për ato që do thoni këtu.
Tom Doshi: Ju jeni parti e 20%.
Vasilika Hysi: Zoti Doshi jo kështu.

Doshi hakmerret me Majkon.


Pandeli Majko: Tome një minut se do flas unë…
Tom Doshi: Mos me thuaj Tome, por Zoti Doshi.
Pandeli Majko: Ke të drejtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY