Basha: Rama në orët e fundit si kryeministër

Basha: Rama në orët e fundit si kryeministër

41
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë se Edi Rama është në orët e fundit si Kryeministër i vendit, i cili kërkon që të bëjë zgjedhje fasadë.
Duke folur nga çadra e protestës, Basha theksoi se ajo që po bën opozita dhe qytetarët në shesh është patriotike dhe europiane për shkak të luftohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Duke komentuar video-monologun e Ramës çdo të dielë, Basha e quajti Kryeministrin “bilbil i monologjeve”.
“Kjo është belbëzitja e fundit e marrëzisë së korruptuar. Antikombëtare, anti-europiane është projekti i kapjes dhe shkatërrimit të zgjedhjeve. Shqiptarët e thjeshtë të djathtë e të majtë janë bashkuar këtu në këtë shesh dhe me këtë shesh sepse nuk ka atdhedashuri më të madhe për vlerat e Europës dhe të Amerikës se sa të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha kryedemokrati Lulzim Basha.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës

Çdo të diel në vetminë e tij këndon bilbili i monologut. Bilbili i monologut këndon sot se të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme qenka antipatriotike, antievropiane. Bilbili i monologut thotë se të bësh zgjedhje me krimin, me drogën, zgjedhje fasadë qenka patriotizëm. Bilbili i monologut ka nevojë për ilaçe, shumë, shumë ilaçe. Por, Republika e Re do t’ia sigurojë këto ilaçe falas.
Ndoshta do të jenë të pamjaftueshme për të shlyer shijen e hidhur të njeriut që në orët e fundit të karriges kryeministrore nuk ka shpresë tjetër vetëm se t’i fryjë përçarjes, t’i fryjë paranojës së tmerrshme dhe të papranueshme nga shqiptarë të mençur dhe patriotë se të ndalësh demokracinë, të pushtosh demokracinë me krim, drogë dhe oligarkë qenka patriotike dhe evropiane.
Të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme qenka antipatriotike. Kjo është ora e fundit e marrëzisë të atij që mendoi se do të kthehej në sundues të përhershëm të shqiptarëve duke zaptuar dhe pushtuar të drejtën për votë të lirë. Nga ky shesh i lirisë le t’i themi; se anti-kombëtare, antievropiane, antiamerikane është projekti i kapjes së zgjedhjeve në aleancë me krimin dhe oligarkët që janë aleatët e vetëm të pushtetit të Edi Ramës.
Shqiptarët e thjeshtë, të vërtetë, të djathtë dhe të majtë, myslimanë dhe të krishterë janë bashkuar këtu në këtë shesh, sepse nuk ka europianizëm më të madh për vlerat e Evropës dhe Amerikës se sa të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo betejë luftohet për Shqipërinë dhe për Evropën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY