Romë, operacion antidroge, arrestohen 267 persona, roli specifik i një shqiptari

Romë, operacion antidroge, arrestohen 267 persona, roli specifik i një shqiptari

34
0
Shares
Foto Ilustruese

Njësia e Antidrogës se Policisë italiane, ka finalizuar një operacion të madh, i cili ka përfunduar me 267 persona të arrestuar dhe rreth 1 ton drogë e llojeve të ndryshme, të sekuestruar.
Sipas medieve italiane, mësohet se operacioni i koduar “Pusher 2” u realizua nga 103 skuadra policie, të koordinuara nga Shërbimi Qendror Operativ i Drejtorisë Qendrore të Antikrimit kundër trafikut të drogës. Pjesa më e madhe e operacionit u zhvillua në intervalin kohor 29 – 31 mars.
Mësohet se nga 267 të arrestuar, 250 janë burra dhe 17 janë gra. 133 janë italianë dhe 134 janë të huaj.
Mediat italiane raportojnë se janë sekuestruar 60 kg kokainë, 4 kg heroinë, 805 kg hashash, 50 bimë marihuanë dhe 70 gr. drogë sintetike dhe variante të saj.
Më shumë se 43 kg kokainë u zbuluan në një furgon të vogël dhe në një makinë të vogël që u zbulua nga hetuesit në Romë.
Makinat ishin modifikuar, u ishte ndërtuar një ndarje sekrete prej një shqiptari që u arrestua. Hetuesit romanë zbuluan dhe dy armë të mbajtura paligjshmërisht, një prej tyre madje e vjedhur, 300 fishekë dhe 150 mijë euro në kesh si dhe materiale për paketimin e drogës si dhe 700 kg hashash.
Rezultat tjetër i këtij operacioni ishte edhe zbulimi i një laborator për trajtimin, magazinimin dhe paketimin e drogës, kryesisht marihuanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY