Greqi, shqiptari sulmon me thikë bashkatdhetarin, por vdes vetë

Greqi, shqiptari sulmon me thikë bashkatdhetarin, por vdes vetë

39
0
Shares

Një sherr midis dy të rinjve shqiptarë ka përfunduar me pasoja tragjike. Njeri prej tyre ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara. Ngjarja ka ndodhur në qytezën bregdetare Livanates, në Ftiotida të Greqisë qendrore.
Sipas komunikatës së policisë, të publikuar vonë pasditen e të enjtes, të dy emigrantët e moshës 22 dhe 26 vjeç, u përleshën fillimisht para banesës së këtij të fundit dhe pastaj 22 vjeçari u largua.
Emigranti tjetër, i telefonoi pronarit të tij grek, duke i thënë se nuk ndjehej mirë dhe i kërkoi ndihmë që ta çonte në një qendër shëndetësore.
Por thuajse në të njëjtën kohë me pronarin, aty mbërriti sërish edhe 22 vjeçari, kësaj here duke pasur në dorë një thikë. Ai i sulmoi të dy burrat, që megjithatë arritën ta çarmatosnin dhe njëkohësisht i telefonuan policisë.
22 vjeçari iu iku nga duart, por pak më tej ra në tokë pa ndjenja. Dy të tjerët u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë dhe me mbërritjen e patrullës së policisë, ai  çua urgjentisht në qendrën shëndetësore. Por aty u konstatua se kishte ndërruar jetë. Sipas mediave lokale, ai kishte në trup shenja goditjesh.
Për këtë ngjarje janë arrestuar emigranti shqiptar, si dhe pronari grek i moshës 30 vjeç, të cilët do të dalin para prokurorit në Lamia.
Ndërkohë, policia bëri të ditur se po pret rezultatet e autopsisë dhe të ekspertizës mjeko-ligjore, për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes. OraNews.TV

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY