Grabitjet me dhunë, rrëfehet vajza seksi e bandës: Ja pse u përfshiva...

Grabitjet me dhunë, rrëfehet vajza seksi e bandës: Ja pse u përfshiva te grabitjet

121
0
Shares

Tre vëllezërit, Fatjon, Aleksandër dhe Ndue Bushgjokaj, bashkë me të njohurin e tyre, Elton Leka, ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve në periferi të kryeqytetit, pasi i grabisnin me dhunë.
Të dyshuarit dolën përpara gjykatëses së gatshme, Alma Kodraliu, e cila caktoi ndaj tyre masën e “arrestit me burg”, për akuzën e grabitjes me dhunë kryer në bashkëpunim.
Asnjëri nga vëllezërit nuk preferoi të jepte shpjegime për ngjarjet kriminale, ndërkohë që Elton Leka, edhe pse kishte rrëfyer për policinë të gjitha krimet e kryera, i mohoi ato përpara gjykatës, duke pretenduar se kishte folur për shkak të dhunës së ushtruar nga uniformat blu.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se të dyshuarit akuzohen grabitjen e të paktën 4 qytetarëve dhe për t’i futur në kurth ata, përdornin një vajzë me emrin Kristi, e cila ishte e dashura e Fatjon Bushgjokës.
22-vjeçarja Kristina Pjetri është arrestuar sot nga policia në vijim to operacionit “Gracka”. Vajza trup mesatar, bionde dhe me sy të kaltër, sikurse e përshkruan i dyshuari Elton Leka, pikaste qytetarët dhe u afrohej, duke u kërkuar telefonin celular, me arsyetimin se ishte vonë dhe duhet të lajmëronte nënën e saj.
Në këtë moment, afrohej i dashuri i saj, Fatjoni, vëllai i tij, Aleksandri, nxënës në klasën e nëntë dhe Elton Leka, të cilët përmes dhunës i zhvatnin shënjestrës se tyre sendet me vlerë, si celularë, varëse apo portofolin. Më pas grupi largohej me një makinë tip “Fiat”.
Edhe vetë Kristina në dëshminë para uniformave blu ka treguar rolin e saj në 7 grabitjet e kryera. Ajo ka rrëfyer se është e dashura e Fatjon Bushgjokajt, i dënuar më parë për grabitje dhe i njohur si kreu i bandës. “Jam e dashuruar me të dhe ndaj i kam bërë të gjitha”, mësohet të ketë thënë Pjetri para hetuesve.
Për të kryer goditjen e tyre, të dyshuarit vepronin pasdite vonë dhe në zona periferike.
Sipas Elton Lekës, telefonat e grabitur, i shisnin në tregun çam, për 3 apo 5 mijë lekë të reja, ndërsa disa sende më vlerë vëllezërit Bushgjokaj, i kishin groposur në oborrin e një shtëpie të braktisur në zonën e Kamzës. BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY