Blushi sfidon Metën: Kërko mocion në Parlament ta rrëzojmë qeverinë

Blushi sfidon Metën: Kërko mocion në Parlament ta rrëzojmë qeverinë

37
0
Shares

Deputeti dhe kryetari i LIBRA Ben Blushi ka komentuar deklaratën e Ilir Metës, i cili foli për një qeveri besimi dhe u ofrua që LSI të dorëzonte mandatet.
Duke folur nga selia e LIBRA, Blushi i kërkoi Metës që të bëjë në Kuvend një mocion mosbesimi dhe ai është gati ta votojë rrëzimin e qeverisë.
“Sot ka një debat për zgjedhjet. LIBRA nuk beson se vendi ka mundësi sot të përballojë një bashkëqeverisje të partive të vjetra, për t’i vënë shkelmin vendit. Bashkëqeverisje ka, mund të ndodhë, do të ishte një vjedhje në bashkëpunim. Ne nuk mund të marrim pjesë në shqyerjen në copa copa të vendit. Por nëse do ta bëjnë këtë, të paktën ta bëjnë me kushtin që pas kësaj të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
I them të gjithë atyre që kanë votat në parlament, përfshi dhe LSI-në, që është gjysma e qeverisë, që nëse duan të bëjnë mocion për të rrëzuar qeverinë ne do jemi me votat tona pro.
Jemi gati për ta rrëzuar këtë qeveri cdo ditë, ashtu sic jemi gati me të gjitha palët politike për të dialoguar. Por ne nuk jemi gati për të zëvendësuar një qeveri të Edi Ramës me atë të Sali Berishës. Të shkosh nga Rama tek Berisha është më keq të shkosh nga shiu në breshër”, u shpreh Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY