Bujar Nishani: E vërteta e mos-shtrëngimit të dorës me ministrat

Bujar Nishani: E vërteta e mos-shtrëngimit të dorës me ministrat

52
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani thotë në një intervistë për “Koha Jonë” se ai nuk do të kandidojë sërish për President pa votat e LSI-së.

“Unë jam President i Republikës dhe do vijoj detyren time kushtetuese me axhendë shumë dinamike deri me 24 korrik të këtij viti kur edhe përfundon mandati im i parë. Jam zgjedhur në këtë post me propozimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike, Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Republikane. Sot konfigurimi i aleancave në Kuvendin e Shqipërisë ka ndryshuar. Kam deklaruar se mbetem i gatshem për të vijuar detyrën edhe në një mandat të dytë, por natyrisht që kjo varet nga Parlamenti. Unë do të deshiroja që forcat politike të mos përdorin figurën e Presidentit për t’i bërë presion njëra- tjetrës. Se cili do të jetë qendrimi i forcave politike në procesin e zgjedhjes së Presidentit unë nuk e di dhe është e drejta e tyre sovrane për të zgjedhur pozicionin e tyre. Unë nuk besoj në një pazar PS – PD, as PD – LSI. Por mund t’ju them në mënyrë publike dhe kategorike se nuk do pranoja të vijoja një mandat të dytë pa votat e LSI dhe kur them votat kam parasysh vendimin politik të kësaj force. Këtu besoj bien të gjitha hamendësimet” -thotë Nishani.

Përsa i përket ceremonisë së betimit të ministrave të rinj, Nishani thotë se ajo ishte dinjitoze.

“Ceremonia e betimit të ministrave te rinj ka qenë një ceremoni dinjitoze, serioze dhe strikte me Protokollin e Shtetit për të tilla ceremoni. I dhashë dorën, s’më dha dorën, doli në fotografi, nuk doli në fotografi…., janë thjesht thashetheme të kafeneve që unë nuk i lejoj të futen në punët dinjitare të Institucionit të Presidentit të Republikës. Kam uruar të gjithë ministrat e rinj për suksese dhe punë të mbarë” – thote kreu i shtetit.

Nishani nuk ka pranuar të komentojë për Visar Zhitin: “Nuk kam koment. Do flasin institucionet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY