GENTIAN DAJA/Jep dorëheqjen burri i kandidates së Kavajës

GENTIAN DAJA/Jep dorëheqjen burri i kandidates së Kavajës

425
0
Shares

Kreu i PS-së së Kavajës Gentian Daja ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës pas propozimit të gruas së tij të jetë kandidate për kryetare bashkie në këtë qytet.

Silvana Daja është një nga 6 emrat e kandiduar por duket qartësisht se Silvana është më e preferuara pas dorëheqjes së të shoqit.

“Miq, sapo mbaroi mbledhja e Asamblese Socialiste te Kavajes ku u propozuan 6 kandidate per Kryetar Bashkie nje nder te cilat edhe bashkeshortja ime Silvana Daja.

Nisur nga ky propozim per te mos ndikuar jam i detyruar te dorehiqem nga detyra e Kryetarit te Partise Socialiste Kavaje.

Dua te falenderoj perzemersisht te gjithe mbeshtetesit ne Kavaje, Golem, Synej, Luz i Vogel dhe Helmas.

Gjithashtu nje falenderim per cdo fresshist, student, maturant, per cdo grua dhe cdo profesionist qe ka bere te mundur qe Ps ne Kavaje sot te jete nje parti me e mire.

Bashke tani do jemi akoma me te forte-)”, deklaron kreu i PS-së së Kavajës, Gentian Daja.

Daja është akuzuar se ka rekorde kriminale në Itali dhe se vendosja e së shoqes si kandidate është në fakt pamundësia e tij për të kandiduar për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY