A zbuloi cimka në makinën e Doshit izraeliti i përgjimeve

A zbuloi cimka në makinën e Doshit izraeliti i përgjimeve

93
0
Shares

Izraeliti Yoram Frig ka tregura gajtë hetimeve edhe deputetin shqiptar për të cilin punoi gjatë ditëve të qëndrimit në Tiranë.

Ai është Tom Doshi i cili po ashtu është biznesmen i njohur në vend.

Doshi prej më shumë se dy vitesh ka probleme me prokurorinë qysh kur hyri në konflikt me Ilir Metën pas akuzave që ai kishte porositur vrasjen e tij. Ai dyshon me sa duket se përgjohet në të gjitha ambientet e tij.

Nuk është mësuar ende nëse izraeliti i gjeti ndonjë cimkë deputetit Doshi.

Frig ka thënë se nuk është hera e parë që vjen në Shqipëri. Ai ka një agjenci private investigimi dhe ka treguar se ka qenë në Tiranë edhe dy herë më parë, në vitet 2014 dhe 2015.

Burimet thonë se për llogari të hetimeve të nisura për këtë çështje dhe për të verifikuar thëniet e izraelitit do të thirret në Prokurori edhe deputeti Tom Doshi.

Droni.al kishte mësuar qysh dje paradite se bëhej fjalë për një deputet biznesmen dhe ishte i pari portal që e botoj lajmin, por nuk nxori emrin për të ruajtur kofidencialitetin e hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY