Durrës, bashkia shpërfill vendimin e gjykatës për “Velierën”

Durrës, bashkia shpërfill vendimin e gjykatës për “Velierën”

77
0
Shares

Në një seancë të fshehtë Gjykata e Durrësit ka vendosur të pezullojë punimet në të gjithë zonën arkeologjike A, të projektit “Veliera” në qytetin e Durrësit.
Ndërsa prokuroria kërkoi pezullim të plotë të punimeve, gjykata e Durrësit raportohet të ketë pranuar pjesërisht kërkesën e prokurorisë, duke pezulluar vetëm punimet në zonën A.
Bashkia e Durrësit mësohet se ka apeluar vendimin, por sakaq punimet në shesh vijojnë me ritme të shpejta.
Kujtojmë se 1 muaj më parë edhe Gjykata Administrative ka pezulluar punimet në pjesën e sipërme të projektit për sheshin “Veliera” në Durrës.
Ankimimi për pezullimin e punimeve për këtë shesh u bë nga shoqëria civile, e cila zhvilloi edhe një marshim-protestë kundër punimeve për ndërtimin e sheshit “Veliera”.
Në sheshin para portit detar dolën në dritë themelet e një godine të periudhës osmane, dy topa lufte dhe disa dhjetëra predha sferike guri për hedhje me katapultë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY