FOTO GALERI/ Blendi Fevziu: Lulzim Basha, i dënuar të mos dështojë

FOTO GALERI/ Blendi Fevziu: Lulzim Basha, i dënuar të mos dështojë

47
0
Shares

Image GalleryProtesta e opozitës dhe qëndrimi i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, janë analizuar nga gazetari Blendi Fevziu në studion e ABC News.
Sipas tij, “Meta do të mbajë qëndrim kur situata të jetë më e polarizuar ndërsa Basha, – tha Fevziu, – është i dënuar të mos deshtojë”.
“Ilir Meta foli si Papa!”.
E tillë ju duk gazetarit Blendi Fevziu përgjigja që Kryetari i Kuvendit dha për kërkesat e opozitës e cila vijon të protestojë në sheshin përpara zyrës së tij dhe asaj të kryeministrit.
Nga studio e ABC News drejtuesi i emisionit “Opinion” analizoi qëndrimet e kryparlamentarit prej të cilit nuk pret të jetë më i drejtpërdrejtë në kaq pak kohë.
Megjithatë Fevziu diçka e ka të sigurt. As deklarata e Vangjel Dules dhe as letra e Agron Dukës, aleatë të demokratëve në opozitë nuk do ta bëjnë Ilir Metën të flasë.
Sa i përket protestës së opozitës, Blendi Fevziu shprehet se rezultat të dukshëm do të prodhojë pas javës së parë, megjithatë për Lulzim Bashën thotë se është i dënuar të mos dështojë.
Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me gazetarë të njohur dhe drejtues të mediave.
Në ambientet e hotel “Rogner”, afër çadrës së protestës së ngritur nga PD, Basha është fotografuar teksa është takuar me gazetarët; Blendi Fevziu, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Nikoll Lesi dhe Baton Haxhiu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY