EMRAT/ Vettingu, 6 kandidatë dyshohet se nuk plotësojnë kushtet

EMRAT/ Vettingu, 6 kandidatë dyshohet se nuk plotësojnë kushtet

214
0
Shares

Juristët kanë dyshime se jo të gjithë kandidatët në listën e publikuar nga Avokati i Popullit për institucionet e Vetingut, i plotësojnë kushtet ligjore. ABC News sot ka siguruar edhe 3 emra të tjerë nga këta kandidatë.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama, rrezikojnë të skualifikohen nga lista që Avokati i Popullit i ka publikuar si persona që plotësojnë kriteret për në komisionin e Vetingut.
Ky skualifikim, thonë juristët, mund te vije pasi të dy ish-drejtueset e institucioneve më të larta të drejtësisë, kanë fituar procesin gjyqësor për rikthim në detyrën dhe kanë statusin e gjyqtarëve. Të qenurit me vendim gjykate, gjyqtare, edhe pse vendim nuk është zbatuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ligji nuk të lejon të jesh pjesë e instucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.
Në nenin 6 të këtij ligji, ku parashikohen kriterët e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, është vendosur ndër të tjera në mënyrë taksative se kanidatët nuk duhet të jenë gjyqtar dy vitet e fundit. Në pikën “Ë” të këtij ligji, thuhet se kandidati nuk duhet të ketë qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy viteve të fundit përpara kandidimit”.
Pra, sipas këtij kriteri ndalues, Shpresa Beçaj dhe Ina Rama kanë statusin e gjyqtareve me vendim gjykate. Në asnjë rast, ligji nuk thotë se duhet të kesh ushtruar apo të ushtrosh detyrën e gjyqtarit, por specifikisht thotë se nuk duhet të jesh gjyqtar dy vitet e fundit.
Veç dy ish-titullarëve të larta të drejtësisë, në listën e Avokatit të Popullit ndodhet edhe emri i shtetases Nertila Sadedini. Sipas listës së avokatit të popullit, juristja Sadedini plotëson kriteret për të gjitha pozicionet në institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri i njohur si komisioni i Vetingut. Por ABC News ka mësuar se juristja Sadedini ka qenë në listën e kandidatëve të Partisë Republikane për deputete në qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Pra, edhe juristja Sadedini sipas ligjit, skualifikohet për shkak se në nenin 6 të ligji, ku parashikohen kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, është vendosur ndër të tjera në mënyrë taksative se kandidatët nuk duhet të ketë ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur funksione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit.
ABC News pak ditë më parë, publikoi edhe emrat e tre kandidatëve të tjerë, të cilët janë vendosur në listën Avokatit të Popullit që plotësojnë kriterët, por në fakt ata duhet përjashtuar pasi kanë qenë persona në hetim nga prokuroria për vepra të ndryshme penale.
Sipas kësaj llogaritje, nga 29 kandidatë që ndodhen në listë, 6 prej tyre rrezikojnë skualifikimin, duke mbetur lista vetëm me 23 kandidatë, ç’ka nuk plotësohet numri për të kaluar në zgjedhjen e tyre si anëtarët të komisioneve të Vetingut.
Por fjalën e fundit për interpretimet ligjore dhe kritereve ndaluese, do ta ketë komisioni i ngritur në Kuvendin e Shqipërisë për verifikimin e këtyre emrave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY