PËRGJIMET/ Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, akuzohet për korrupsion

PËRGJIMET/ Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, akuzohet për korrupsion

44
0
Shares
Artur Zoto

Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, pasi akuzohet për korrupsion.
Arrestimi i tij është bërë me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndërsa gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto, i dyshuar për “korrupsion pasiv”, në kuadër të hetimit të nisur pak kohë më parë, ku u arrestua edhe ish-zëvendësi i tij, Iljaz Labi. Urdhëri i arrestit është zbatuar nga Policia e Shtetit pasditen e sotme.
Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zëvendësdrejtori i burgjeve Iljaz Labi.
Përgjimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.
Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbale me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qenë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.
Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zëvendësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke justifikuar largimin me motivet personale dhe familjare të tij.
Por në një seri bisedash të përgjuara, mes të tjerave pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë.
Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do t’i kthente një përgjigje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY