Vendimi i KQZ për të mos regjistruar LIBRA-n, reagon Blushi: Nuk është...

Vendimi i KQZ për të mos regjistruar LIBRA-n, reagon Blushi: Nuk është mendja e BIBAVE

37
0
Shares

Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka reaguar para disa minutash nëpërmjet një statusi në Facebook mbi vendimin e KQZ për të shtyrë regjistrimin e partisë më të re për zgjedhjet e 18 qershorit. Ai ka thënë se kjo është një tentativë për të ndaluar dhe penalizuar forcën e LIBRA-s. Sipas tij ky nuk është veprim i Denar  Bibës, kreut të KQZ por e bandës së Rilindjes sic e ka quajtur ai.

POSTIMI:
KQZ KERKON TË NXJERRË LIBRA JASHTË LIGJIT
Pabesisht KQZ ka propozuar një akt që kërkon të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit. Sipas Kodit Zgjedhor një parti e cila ka një mandat deputeti, gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, mund të rregjistrohet në zgjedhje. LIBRA ka dy mandate deputetësh dhe e përmbush këtë kusht. Por KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e rregjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra jo 18 qershori por 28 prilli.Ky akt është totalisht i personalizuar dhe bëhet vetëm për të penalizuar LIBRA.Kjo është njëlloj sikur 1 qershorin ta bësh 1 prill me vendim KQZ-je. Natyrisht nuk është mendja e BIBAVE të KQZ por e bandës së Rilindjes. E kanë kot. LIBRA do shkojë në zgjedhje me cdo kusht dhe me cdo cmim pavarësisht nga Bibat, Bubat, Babat dhe Bebat e Rilindjes!  DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY