Kapen 1.2 ton kanabis sativa në tunel të nëndheshëm në Vlorë, një...

Kapen 1.2 ton kanabis sativa në tunel të nëndheshëm në Vlorë, një i arrestuar

52
0
Shares

1 ton e 255 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar nga policia në Vlorë. Lënda narkotike do të trafikohej drejt Italisë. Në pranga është vënë Ilirjan Borakaj, 55 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë.
Lënda narkotike ishte fshehur poshtë banesës së këtij personi, nëpër tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e saj, të vendosura nëpër paketime të mbështjella me qese plasmasi dhe natriban ngjitës.
 Kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim nëpërmjet ujërave detare drejt shtetit Italian.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– sasinë e lëndës narkotike (1255 kg Camnabis),
– 2 automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj,
– makineri për presimin e lëndës narkotike,
– fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.
Vazhdojnë hetimet për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. DRONI.al

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY