Ruçi me një porosi për deputetët e PS-së për protestën e 18...

Ruçi me një porosi për deputetët e PS-së për protestën e 18 shkurtit

31
0
Shares

Teksa po afron 18 shkurti dhe seanca e fundit parlamentare para protestës së opozitës, PS ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar ku ka dhënë disa porosi. Ruçi ka porositur deputetët e PS¬së që të mos bien pre e provokimeve ditën e enjte në Kuvend. “Duhet të bëjmë kujdes ditën e enjte gjatë seancës. Deputetët tanë nuk duhet të bien pre e provokimeve nga ana e opozitës. Përmbajuni rendit të ditës. Ata do ta kthejnë situatën në funksion të protestës së 18 shkurtit, ndaj kini kujdes”, mësohet të ketë porositur Ruçi deputetët e PS¬-së.
Në datën 18 shkurt, opozita dhe lideri demokrat Lulzim Basha kanë paralajmëruar një protestë masive. Protesta do të mbahet në Tiranë dhe pritet që ti bashkohen antarë të PD dhe të pa kënaqur të qeverisë nga i gjithë vendi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY