Paloka: Në 18 shkurt, protesta më e madhe, s’ka zgjedhje me Edi...

Paloka: Në 18 shkurt, protesta më e madhe, s’ka zgjedhje me Edi Ramën!

76
0
Shares

Partia Demokratike e Shqipërisë është e vendosur për të mos shkuar në zgjedhjet e 18 qershorit me kryeministër, Edi Ramën. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka garantuar sot në takimin që mbajti me aleatin Kreshnik Spahiu të Aleancës Kuq e Zi se më 18 shkurt, “Shqipëria do të njohë protestën më të madhe që ka njohur ndonjëherë dhe rezultati do të jetë largimi I Edi Ramës nga pushteti! Nuk do të shkojmë në zgjedhje me një kryeministër që vjedh gjithë ditën paratë e shqiptarëve dhe kërkon t’u vjedhë dhe votën!”, deklaroi Paloka.
“Shoh parullën ruaj ‘Rama ra!’. Moralisht  Rama ka rënë prej kohësh, se nuk mund të jetë njeriu që drejton njerëzit që për herë të parë në historinë e Shqipërisë, vetëm nën drejtimin e qeverisjes ë Ramës, kanë vdekur për bukë! As në ato që dikur Enver Hoxha i ka quajtur regjimet më të urryera, nuk kanë vdekur njerëz për bukë, siç kanë vdekur në këtë regjim. Por ai firmos ende konçensionet, ai firmos për paratë tona, vazhdon të përdorë postin për të na grabitur përditë”, shtoi Paloka.
Nga ana e tij, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu tha sot se partia e tij do ti bashkohet protestës së 18 shkurtit, të lajmëruar nga PD.
“Aleanca Kuq e Zi do ti bashkohet protestës së PD dhe opozitës. Kërkojmë votim pa Edi Ramën kryeministër”, u shpreh Spahiu duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protesta.
Kreu i AK-së shtoi se shqiptarët jetojnë më keq se kafshët.
“Edhe lopa në Zvicër jeton më mirë se shqiptarët në Gramsh, Cërrik… Një shqiptar në Shqipëri duhet të bëjë tre punë që të marrë sa një i burgosur në Gjermani”, tha Spahiu.
k spahiu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY