Ylli Manjani hit në rrjetet sociale, e urojnë… “Suksese në jetë, nuk...

Ylli Manjani hit në rrjetet sociale, e urojnë… “Suksese në jetë, nuk keni parë gjë akoma”

134
0
Shares

Erion Kristo

Gjendja psikologjike e “Facebook” eshte shume e renduar. Mijera statuse per ngjarjen e sotme te shkarkimit te Ministrit te Drejtesise. Qe spiunet nderkombetare dhe ata kombetare ta dine mendimin e publikut mblodha disa statuse qe gjeta ne “Facebook” dhe po i publikoj. U kerkoj ndjese njerezve qe nuk ua botoj emrin, po per arsye sigurie. U kerkoj ndjese njerezve qe u vola mendimet, po kete e kam bere edhe kur u shpall koalicioni i 1 prillit. Le te jene te dokumentuara emocionet dhe mendimet tona ne disa momente te vecanta. Ju lutem te gjithe njerezve qe do shikojne kete status, ta plotesojne me postime neper komente, duke hedhur idete e tyre ose te njerezve te tjere, natyrisht pa emra. Flm.

Ministrite s’kane ngrohje, ndersa ky ankohet pse shkon tjetri tek Santa Karanta.
Injorant

Manjani harroj qe dashnoret e kujt ishin ato qe nga kengetare mejhanesh , u bene notere. Por pse nga mjeksia te kalosh te drejtesia? Kete e di LSI ja

Shkarkohet Ministri i Drejtesise dhe nuk ka asnje prononcim nga Kryeministri apo stafi i tij. Madje shtatlartesia e tij nuk heziton te dale ne TV per aktivitete te rendomta propagandistike, ku nuk flet asnje fjale per shkarkimin e madje shperfill edhe pyetjet e gazetareve. Te njejten gje ben edhe shtatshkurtesia e tij Meta. Mjafton kaq per te kuptuar se cfare shteti eshte ky. Kjo mund te ndodhe vetem ne Shqiperine e rilindur nga psikolartesia e tij!

Nuk kam më shpresë tek Basha, as tek Meta e as tek vota. Shpresa e vetme është overdoza

Ministrat flene me dashnoret te Santa Quaranta? Po ky eshte skandal! Si mund te shkosh deri aty me dashnoren dhe te flesh??? O te mbaruar!

Për mua Manjani ka qenë Ministri më i forte i LSI, i vetmi që mund t’i shkaktonte shumë andralla Ramës, sic ndodhi, dhe po ashtu debatuesi më i zotë në LSI.
Goxha guxim!

Ylli….thuaj ca ke per te thene keto tre dite se pastaj do harrohesh…

Koke lash, koke dhash!.

Minister Drejtesie nje … mjek…
Minister Shendetesie nje hajdut/budalla
Minister Financash nje… mesues anglishtje…
Ministre Mbrojtje nje… ekonomiste…
Minister i Brendshem… shoku i Shullazit e i Kel Balilit.
Prandaj Shqiperia bie ere m…

Sot Rama fitoi Shah Mat. Kaq.

Qeveria ka filluar kengen..
korba une, qysh tja bej..
burre skam, e djema bej..

Jetoj ne shtetin me te kapur e njekohesisht te banuar nga njerezit më te çuditshem te planetit.
Ministri i Drejtesise, njeri nga njerezit me te informuar te ketij vendi leshon akuza per qeverine as me pak e as me shume se per:
-2 milion euro te dhena pa tender klienteve te kryeministrit,
-funksionimin anti-kushtetues te qeverise,
-vendimmarrje pa mbledhje qeverie,
-ministra te qeverise qe flene me dashnore te hoteli i Eskobarit te ballkanit,
-qeveria eshte e kapur nga mafia…etj etj.
Dhe te gjithe hedhin gallata ne fb, kush te beje qyfyren me te bukur, duke e trajtuar thjesht si telenovelen politike te rradhes. Asnje s’pashe te bente thirrje per protesta e as te dilte ne rruge te protestonte, asnje. As opoziten, as partite e reja as te vjetrat, as organizata as grupime individesh e as shoqeri civile. Ne nje vend me sadopak ndergjegje qytetare duheshin mbushur sheshet para institucioneve te kapura te ketij pushteti, qe nuk perfaqeson me popullin.
Deri kur do pranojme kete lloj teatri te shpifur tek luhet hapur me ne? Deri kur?? Ka ikur koha e gallatave dhe talljeve me politikanet, ka ardhur ora e akteve ndaj tyre!!

Çohuni!
Ose ikni!
Ose mbyllni gojën!
Nëse zgjidhni këtë të fundit, kini kujdes të paguani dritat, ujin, të merrni kuponin tatimor dhe sigurisht…të mos flisni kundër ATIJ!

Kur iken nje minister si me qene pastruese institucioni po te tjeret?!?!

Ne nje vend normal, me nje shoqeri normale, me nje opozite po kaq normale, pas deklarates se ministrit te shkarkuar te Drejtesise, njerezit duhej te ishin ne sheshe… Ja kaq e thjeshte eshte pse arroganca e pushtetit sa vjen e shtohet… Suksese ne jete thuhet ne raste te tilla!!!???

Kishim kohe qe e kishim harruar ate “nuk keni pare gje akoma”. Por, ja, del Manjani dhe ta kujton.
Kryeministri firmos vendime qeverie qe nuk jane mare. Prokuroria duhet ta therese manjanin te deshmoje. Kjo eshte paster veper penale.
Ministrat dhe policiet flene ne hotelin e te shumkerkuarit. Ekzakt ministrat dhe policia qe nuk duam.
A ka me kurriozitet ndokush per te pare akoma?
Cfare duhet te ndodhe me shume?

Kush do bast qe keto dite do te kerkohet ngritja e nje komisioni te ri hetimor! Kush do bast qe me ligj, do ndalohet tu thuhet femrave YLL! Kush do bast qe Peshku nuk do qelbet me nga Koka! Kush do bast qe dashnoret do hapin gjyq se nuk kane qene ne ate hotel, po ne nje tjeter. Feeling…Sa ka rene koeficienti!

Pas ketyre dy gjerave qe ndodhen sot, pritet fundi botes: Une ne palester dhe largimi nga detyra i Ylli Manjanit!

Po ky Petrit Vasili, nuk do ta përmëndi më Balilin? Që ta dijmë mër vlla!

Ca keni me Ylli Manjanin o njerez?

O bo bo si boka ky….s’paska pa dynjo me sy…
Opo shyqyr qe na u bone ministrat me dashnore se dukeshin si te tredhur… eunuke

Duhen zanatçinj : Ikën një ministër drejtësie jurist, vjen një infeksionist!

Paska rënë një Yll sot. Shprehët dëshirë?

Shkarkimi i Manjanit: carateraccio, kam pershtypjen, s’ka lidhje me aftesine e tij, ka lidhje me karakterin e tij. Kaq.

Ai foli per reformen ne drejtesi, per aferat me tenderat dhe konçesionet, per shuma 500 mije deri ne 2 milione euro te perlara me firme e vule, per mbyllje goje para te vertetes e te tjera e te tjera… Por populli vetem nje gje mbajti mend: Dashnoret, kush ishin dashnoret? Ore, me gjithe mend, kush jane dashnoret?

Ministrat e Rilindjes kane frike vidiot qe ka Klement Balili, prandaj eshte i lire.

Per ata/ato qe jane skandalizuar nga fjalori i ish ministrit sot.
Fjala “DASHNOR/E” eshte pjese e fjalorit shqip!
“I/E dashur” kane lidhez perpara, ndaj ne fjalor ekziston pikerisht DASHNOR/E.
P.S : Nese ju doni t’i jepni konotacion negativ, nuk besoj se ky eshte problem i ish ministrit.

Ne CV e çdo politikani duhet shkruar dhe se sa qejfli është!

Eshte kalbur gjithshka. Nje narkoman qe krijon depresion per gjithe shoqerine. Nje mori veprash penale qysh nga bashkepunimi me krimin, tek shkelja e kushtetutes, shoerdorimi i detyres, influencimi i gjyqsorit, kontrolli i paligjshem ndaj prokurorise, etj. Nje drogaxhi i cmendur gjithe vendin cmend!

Ministri i Drejtesise ngre akuza te renda per kriminalizimin e Udheheqjes tone.
Nje patrioti im i edukuar ne emer te ps deklaron “Vete e beri veten, prandaj Kryeministri i dha ate qe meritonte”.
Kaq. Organet e tjera qe duhet te hetojne, mendojne si patrioti im.

“Edi Rama është peng i krimit dhe Ilir Meta peng i tij.
Pengjet e krimit dhe korrupsionit nuk mund të luftojnë as krimin as korrupsionin.
Zgjidhja është largimi i tyre”.

Populli: Shikoji punen jo gunen!
KM: Shiko mos na sha tjerat skane rendesi!

Rama nuk po pergenjeshtron asnje prej akuzave te Manjanit, si; vendime qeverie pa mbledhje, presion gjyqtareve per te denuar dike, kerkese nga partneret per te shkarkuar tahirin, gjurmimin e prokuroreve nga forca operacionale pa urdher, pagesen 2 milione euro te zyres se avokatise pa tender, rritjen e presionit ndaj tij pas denoncimit te lidhjes me balilin, madje as netet e zjarrta jashte kurore te ministrave ne dysheket e bute te santa quaranta. Eh si rend karvani

Çanta e Balilit si duket eshte me e madhe se e Spartak Brahos me video pergjime!

Qeveri online apo onlines?

Kush nga ministrat do e ketë më të bukur dhe punore dashnoren?

Saraswatichandra?! Jo, klasapolitikeshqiptare ia kalon cdo lloj lajthitje indiorientale!

Kishim dy rruge,thekson qejfliu i LSI,ose te hiqnim ministrin Manjani,ose te hiqnim kryeministrin e Shqiperise

Jo nuk është një frazë ironike dhe as tallëse me z. Manjani, por është mendimi pas reagimeve ndaj shkarkimit të tij. Ndër të gjitha mbizotëronte lloji “mos sha gjellën që hëngre deri tani”.
Është nocioni më parapolitik që ekziston në .

Më mori në celular gruaja e një ministri.
– E njeh Ylli Manjanin?
– Po,- i thashë.
– Pyete një çikë për, e di ti, për atë hotelin… Ka qenë i veremosuri im ndonjë natë atje?

Lufta PS – LSI do prodhojë viktima… Të presim kush do jetë..

Ministra me dashnore! Palo qeveri!

Për kë qeveri flitet?
Ku ka qeveri? Ku është? Kur ka ekzistuar? Kush e ka parë?
Këtu nuk ka pasur qeveri, por një grup çakenjsh, që ushqehet përditë me mishin dhe gjakun e votuesit të tij.

Sugjerim koti… : Imagjinoni për një moment sikur Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit të kishin qenë më të ‘ftilluar’’…. Të kishin këmbyer të paktën me ‘’consensus” …’’në të mirë të sovranit”” dy ministrat; atë të Shëndetesisë dhe këtë të riun e Drejtësisë . Në një vend ku drejtësia drejtohet nga doktorë, mjekësia nga inxhinierë dhe ekonomia nga mësues gjuhe, dihet ç`pjell bushtra politikë….Ky vend duhet pluguar.

S’foli kot Manjani, jo.

Sot u shfaq pjesa e parë e filmit
“Lla Lla Land”

Manjan, heqsh këmbën zvarrë!

Yjet nuk kane bese, shkeputen si pa e kuptuar. Suksese ne jete !

I perëndojë ylli,Yllit!

Asnje batute e Luan Rames, asnje fraze e artikuluar figurativisht bukur, asnje retorike e drunjte dhe pa thelb e çdo eksponenti te larte te LSI-se, nuk e fshin dot poshterimin qe iu be sot Ilir Metes faqe gjithe shqiptareve.
Meta luajti si gjithmone bllofin. E ngriti shume larte steken, por, si rrallehere, Rama ia mori dhe ia shuku ne koke.
Nga sot Meta eshte i destinuar te jete i perulur dhe i nenshtruar.

Po ça prisnit Ju?!!…Kjo Qeveri hajdute nuk mund të humbiste edhe 6 muaj abuzime konçesione e korrupsion.
Rilindje e Rilindjes!

KËNDVËSHTRIM NDRYSHE (mbase po ja fus kot si shumë ‘anal-ista’’…
Personalisht më duket sikur po amplifikohet më tepër se duhet kjo puna e shkarkimit të ish ministrit ‘’dibran vs origjinë dibrane’’ Manjani. E çmoj për intelektin karizmën dhe elokuencën , por besoj se dhe ish ministri Manjani si njeri shkolluar e di mirë faktin e njohur… se
ujqërit zakonisht lëvizin me tufa. Asnjë ujk i vetmuar nuk del jashtë territorit. Është thjesht shoë me material porositësi…
Por sikur të kishte thënë ato që tha, qe se luan topi , me ndryshimin që të kishte dhënë vetë dorëheqjen (e më pas të vazhdonte me profesionin e avokatit) a nuk do kish qenë më fisnike dhe më me integritet…? Kush e di ?!

Duhej te ishte kohe protestash……

“Filloi procedura e shkarkimit tim, kur fola per kanabizimin e vendit” thote Ylli.
Mire po ish ministri harron se ka folur edhe kunder Sorrosit dhe ndikimit te njerezve te tij ne procesin e reformes ne drejtesi.
P.s. Jo per gje, por sa per kujtese

Kjo çeveri e ky pallament duhet te shperndahen tani se lane nam. U bene gazi botes e smarrin vesh . Mos shikoni me portokalli. Shikoni çeveri e pallarment e mbani barkun me dore

I kuptoj ca njerez…shkojne ne hotel e flene gjume me te dashurat e tyre…rri e vlla zgjut…luj domino…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY