Blushi: PS dhe LSI janë korruptuar bashkë, policia ditën kontrollon qytetin dhe...

Blushi: PS dhe LSI janë korruptuar bashkë, policia ditën kontrollon qytetin dhe natën kanabisin

43
0
Shares

Për kreun e LIBRA-s, Ben Blushi, shkarkimi i Ministrit Ylli Manjani ishte ndarja e plaçkës së radhës mes dy aleatëve në qeverisje, Edi Rama dhe Ilir Meta.
Blushi thotë se Manjani u bë kurban dhe mbi kokën e tij është zgjedhur Presidenti i ri i vendit.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, ai tha se shpreson se PS – LSI të shkojnë bashkë në zgjedhje, pasi sipas tij duhet të mbajnë përgjegjësi për gjithë situatën e rëndë në vend.
Sipas Blushit, PS – LSI janë fajtore po njësoj për korrupsionin, kanabizimin, papunësinë, koncesionet.
I pyetur se me kë parti do bëjë koalicion LIBRA në zgjedhje, Blushi përjashtoi tre partitë e mëdha. Sipas tij, të shkosh me to në zgjedhje është të bësh vetëvrasje.

Pjesë nga intervista e Ben Blushit

“Fundi i qeverisë, jo vetëm për mënyrën si erdhi deri këtu, por për faktin se u shkarkua nga detyra një njeri që tha se Shqipëria është mbushur me kanabis, që nuk është luftuar kanabizimi dhe që është toleruar arrestimi i bosëve të industrisë së drogës, ekzaktësisht i Klement Balilit. Rreth 90% e shqiptarëve do të thotë se kanabisi është lejuar nga qeveria. Një anëtar i rëndësishëm i qeverisë, tha se qeveria licencon kanalizimin e vendit. Ky koalicion ka degraduar. Keni parë të debatohet për reforma, për punësimin, luftën kundër korrupsionit, për të shmangur penalizimin ekstrem, për të frenuar koncesionet. Ky koalicion funksionon si koalicion që ndan faturën e korrupsionit.


Pse Manjani?
Sikur të kem mundësi sot të votoj si votues, i votoj që të rrëzohen dhe shumica duan që ky koalicion të rrëzohet. Nuk ka garantuar vende pune dhe mirëqenie. Si mundet të jetojë këtu një djalë 20 vjeç i papunë ku për shkak se si ministrat apo kryeministrat, akuzojnë njëri-tjetrin. Ky kryeministër është i paaftë për të ndërtuar marrëdhënie të ekuilibruara. Administrata sot është në kaos. Nuk funksionon sot. Koalicioni nuk funksionon në kuptimin e reformave dhe ekuilibrat garantues. Raportet me prokurorinë, katastrofë, me Presidencën në krizë, për faj të një njeriu; Edi Ramës. Policia e Shqipërisë mendon se është në punë? Kudo që shkoj, më flasin për policisë që ditën kontrollojnë qytetin dhe natën heqin uniformat dhe kontrollojnë kanabisin. Pyetni shqiptarë në qoftë se nuk thonë se pas kanabisit është policia.


Zgjedhjet e parakohshme
Nuk besoj se ka zgjedhje të parakohshme. Është arritur një armëpushim fals dhe i paqëndrueshëm. Ky armëpushim nuk u arrit duke bërë kurban Manjanin, u arrit për të ndarë çfarë vjen tre muajt e ardhshëm. Nuk e di nëse Rilindja dhe LSI-ja do të mund të shkonin bashkë. Këto kanë qeverisur bashkë, janë korruptuar bashkë.
Si mundet të jetojë këtu një djalë 20 vjeç i papunë ku për shkak se si ministrat apo kryeministrat, akuzojnë njëri-tjetrin. Ky kryeministër është i paaftë për të ndërtuar marrëdhënie të ekuilibruara. Administrata sot është në kaos. Nuk funksionon sot. Koalicioni nuk funksionon në kuptimin e reformave dhe ekuilibrat garantues. Raportet me prokurorinë, katastrofë, me Presidencën në krizë, për faj të një njeriu; Edi Ramës. Policia e Shqipërisë mendon se është në punë? Kudo që shkoj, më flasin për policisë që ditën kontrollojnë qytetin dhe natën heqin uniformat dhe kontrollojnë kanabisin. Pyetni


LSI thotë ka marrë fatura të pamerituara?
LSI për sa kohë pranon të rrijë në këtë qeveri e gjitha është e pabesueshme. Nuk jam për të bërë gjyqin e LSI, ajo që më intereson në aspektin e një rivali politik, përfaqësoj një parti të re si LIBRA, e cila ka interes në fakt elektoral që ato të dyja të jenë bashkë se marrin përgjegjësinë deri në fund. Si qytetar i Shqipërisë jam totalisht i neveritur nga kjo mënyrë e të bërit politikë që ka 25 vjet dhe nuk ndalet. Këtë përfaqëson sot Edi Rama, Ilir Meta dhe të gjithë ata që kanë nga mbrapa.


Mendoni se koalicioni nuk do rezistojë deri në zgjedhje?
Mund të rezistojë deri në zgjedhje çka nuk përbën asnjë problem për mua, përkundrazi më jep një kënaqësi elektorale, ata të dy duhen mundur bashkë, janë binomi që ka deformuar kaq shumë prej 15 vjetësh politikën shqiptare, ka ardhur dita të ikin bashkë dorë për dore. Ajo që më duket mua në distancë, është se më duket sikur kanë ndarë prapë një plaçkë në tavolinë, mbi kokën e Ylli Manjanit është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë. Nuk e di sa e vërtetë mund të dalë kjo por kështu më duket.


Ju duket apo keni informacione?
Nuk u hyj thashethemeve të pazarit të Rilindjes, ky është pazari i Rilindjes, nuk besoj se janë duke negociuar reformat, siç të shkojë vettingu përpara që është bllokuar, si të avancojë procesi i integrimit europian që është bllokuar, si të ç’kanabizohet Shqipëria, si të bëhet reforma zgjedhore  që është e bllokuar dhe për faj të Rilindjes dhe LSI, të dyja janë kundër numërimit elektronik sepse kanë numërues në tavolinë dhe mund  tu vjedhin vota të tjerëve. Pazari i vetëm është Presidenti i Republikës. Edi Rama dhe Ilir Meta janë duke negociuar Presidentin e Republikës, Ylli Manjanin e bënë kurban për të forcuar aleancën e tyre deri atë ditë.


Akuzat e Ministrit Lefter Koka për policinë. Ka deklaruar se po përgatiten për të vjedhur zgjedhjet e qershorit.
Derisa një Ministër e thotë këtë gjë, gjithsekush ka arsye të besojë nga pak. Në qoftë se një Ministër thotë policia e shtetit do vjedhë zgjedhjet sekush ka arsye ta besojë, nuk është një gjë që nuk ka ndodhur në të shkuarën. Koka duhet të përgjigjet vetë për deklaratat që jep, ajo që mund të them është që mungesa e vullnetit për të çuar përpara reformën zgjedhore dhe për t’ia dhënë të drejtën makinës për të numëruar votat tona dhe jo një numëruesi të Rilindjes apo LSI që sot mund të jetë doganier, tatimor, batakçi province. Ajo që themi ne është që makina të ketë të drejtë të numëroje votat. E dini çfarë argumenti ka Ilir Meta me Edi Ramën? Thonë: Po nuk ka kohë. Po sikur makinës ti ikin dritat? Po nëse ikin dritat në një palestër, po batakçiu i Ilir Metës dhe Edi Ramës, ata që çojnë për të numëruar votat, ai sheh në errësirë? Çfarë qeniesh janë këta? Kanë gjetur ca avatarë që numërojnë votat dhe shohin natën? Absolutisht. Kjo është alibi për të deformuar procesin zgjedhor. Edhe në qoftë se deri dje njerëz si puna ime nuk besoheshin kur thosha se Shqipëria po kanabizohet, që policia mund të prekë votat, që polarizimi është ekstrem dhe papunësia dhe emigracioni janë rritur, ja pra ku janë dy Ministra. Ilir Meta nuk mund të bëjë më si Pons Pilati, ose është me partinë e vet, ose është me Edi Ramën. Më pyesin dhe më thonë a i njeh ndonjë sukses Edi Ramës në këto katër vjet? Unë ja njoh një dhe do ta them, shkatërrimin sistematik të LSI ja njoh si sukses. Më vjen mirë.


Në ç’kuptim e ka shkatërruar sistematikisht LSI-në, Rama?
Sot është hapi i parë i shkatërrimit të LSI, sepse Ilir Meta  në kodin e shqiptarëve, ka nja 15 vjet që thonë Ilir Meta mban fjalën, Ilir Meta shiti sot Ministrin e vet. Ka ndërruar tre Ministra Drejtësie për katër vjet. LSI ka pasur Ministrinë e Drejtësisë në 4-vjeçarin e fundit, ka ndërruar tre në më pak se tre vite e gjysmë. Kjo do të thotë që atë institucion ta shkatërrosh. Dhe për cilën arsye? Tregon destabilitet. LSI thotë se jemi për stabilitet. Cilin stabilitet? Institucioni i Ministrisë së Drejtësisë është totalisht në krizë. Nuk mund të ndërrohen tre Ministra për tre vjet e gjysmë. Për çfarë arsyesh? Thonë e ndërroi Ministrin se nuk çoi përpara reformën, i dolën nga burgu 500 vetë dhe pati kryengritje në burg, u kap në flagrancë me korrupsion bie fjala. Këto janë arsyet se pse ikën një Ministër. Ministri i Ilir Metës e dini për çfarë ikën nga puna? Se nuk shkon mirë me Kryeministrin. Dhe në fakt të gjithë nuk shkojnë mirë me Kryeministrin jo për arsyet e veta, por për arsye të Ilir Metës. Ky kodi që Ilir Meta mban shokët, shqiptarët do ta kuptojnë nga rasti i Ylli Manjanit dhe të tjerëve që nuk është i vërtetë. Prandaj jam i kënaqur që Ilir Meta me sukses po ndihmon që Edi Rama ta shkatërrojë me sukses LSI. Çka po e bën në mënyrë perfekte. Nëse Edi Rama ka një aftësi është aftësia për të shkatërruar partitë e vjetra. Shkatërroi PS, po shkatërron LSI dhe kështu do mbyllë dhe ciklin e vet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY