Profesoresha që bënte seks me nxënësit në gjyq: Flisnin bukur, më bënin...

Profesoresha që bënte seks me nxënësit në gjyq: Flisnin bukur, më bënin të ndihesha e dëshiruar

63
0
Shares

Ish-profesoresha e gjuhës angleze Brianne Altice 37-vjeçe, e cila kishte pasur marrëdhënie seksuale me tre nxënës, është paraqitur sërish në bankën e të akuzuarve për të kërkuar falje.
“I kam tradhtuar vlerat dhe parimet e mia, kamë bërë gjëra që nuk kam guxuar t’i bëj, pasi me këto veprime shpresoja se do t’i harroj problemet që i kisha”, ka deklaruar profesoresha në gjykatë.
Ajo ka pranuar se nxënësit i kishin thënë fjalë të mira që e kishin bërë të ndihet e dëshirueshme, pasi ajo vuan nga mungesa e vetëbesimit.
“Për të gjitha gjërat fajtore jam vetëm unë dhe askush tjetër”, pretendon tani Brianne e cila për asnjë moment nuk mund të ndalte lotët.
Brenda sallës ku po zhvillohej procesi gjyqësor, prezent ishin prindërit dhe dy motrat e saj, por jo edhe bashkëshorti nga i cili është ndarë në vitin 2013, kur edhe ishte zbuluar ky skandal seksual. Dyshja i kanë dy fëmijë.
Brianne ka thënë se brenda burgut vazhdimisht është trajtuar me terapi të ndryshme, dhe ka arritur të zgjedh problemin e mungesës së vetëbesimit. Ajo thotë se më nuk dëshiron të punoj si profesoreshë.
Altice ka shtuar, se kurrë më nuk do të ketë kontakte me ish-nxënësit e saj me të cilët kishte bërë seks.
Bordi për lirimin me kusht në Utah do të vendosë se kur Brianne do të lirohet. Vendimi do të duhej të merret brenda 30 ditëve, transmeton Telegrafi.
Në nëntor të vitit 2015, ish-profesoresha është dënuar me dy vite burgim. Asokohe i është refuzuar kërkesa për lirim me kusht, pasi ajo kishte vazhduar të ketë marrëdhënie seksuale me nxënësit e vet.
Por bordi tani mund ta lirojë ose ta dënojë me 30 vite burgim. Me nxënësit e vet, ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale gjatë periudhës janar-tetor 2013

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY