EMRI/ Qëllon vëllain me sëpatë për pronën, i gjendet edhe kanabis në...

EMRI/ Qëllon vëllain me sëpatë për pronën, i gjendet edhe kanabis në shtëpi

49
0
Shares

Sherri mes dy vëllezërve për pronat për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi në një fshat të Krujës. Njëri prej tyre është në spital pasi ka marrë disa plagë me sëpatë, ndërsa tjetri është vënë në pranga për plagosje dhe drogë.
I arrestuari është Ramazan Ferra 55 vjeç, banues në fshatin Mefsheq Krujë. Arrestimi i tij është bërë sepse një ditë më parë në fshatin Mefsheq, Krujë, për motive pronësie, ka qëlluar me sëpatë, në krah, vëllain e tij, 53-vjeçarin me inicialet G. Ferra, banues në fshatin Mefsheq, Krujë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, sëpata dhe rreth 2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY