Pse shqiptarët bënë shqiponjën në tokën helene? Mediat greke “zbulojnë” arsyen

Pse shqiptarët bënë shqiponjën në tokën helene? Mediat greke “zbulojnë” arsyen

40
0
Shares

Në lidhje me ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën gjatë shërbimit në Greqi reaguan edhe mediat greke.
Sipas tyre propaganda e çështjes çame ka bërë që ushtarët të ushqehen me të dhe se më tej kanë bërë edhe shenjën e flamurit kombëtar.
 Në shtypin fqinj është shkruar shpesh lidhur me çështjen çame dhe me Çamërinë, duke thënë se shqiptarët janë duke e avancuar nacionalizmin dhe duke kërcënuar deri në pengim në integrim në BE, në rast se shqiptarët do të vazhdonin me proganadën e vet.
Mediet kryesore greke kanë “shpërthyer” në lajme dhe në komente për simbolin e shqiponjës, duke e konsideruar këtë të fundit si një gjest që nuk duhet bërë aspak.
Ata konsiderojnë se çështja çame është një çështje boshe, e cila bëhet në Shqipëri për qëllime politike, duke theksuar edhe se ajo nuk ekziston. Duket se Greqisë i dhemb në këtë mes përmendja e Çamërisë si një realitet historik. Ndërkaq, për këtë “incident” ka reaguar edhe Ministria e Jashtme greke, e cila e ka ashpërsuar gjuhën e saj, duke thënë se do të penalizojë ushtarët, të cilët bëjnë me duar simbolin kombëtar shqiptar.
Lidhur me këtë problem ka pasur edhe kundër-reagime, sidomos nga forcat politike nacionaliste vendase, të cilat kanë akuzuar autoritetet e shtetit grek, se janë raciste kundrejt shqiptarëve. Çështja është bërë madhore, pasi është diskutuar në nivel diplomatik mes Tiranës zyrtare dhe Athinës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY