FOTO LAJM/ Donald Trump zhduk nga zyra çdo gjurmë të Barack Obamës

FOTO LAJM/ Donald Trump zhduk nga zyra çdo gjurmë të Barack Obamës

38
0
Shares

Donald Trump ndryshon plotësisht zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë. Veprimi i parë i Donald Trump në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë ka qenë ndryshimi i perdeve dhe divaneve si dhe ka rikthyer qilimin e Bush.
Këto veprime ai i bëri pak orë pas betimit si Presidenti i SHBA-ve të premten.
bo1Trump kërkoi që pas tryezës së tij të vendosen perde ngjyrë ari, duke zëvendësuar perdet e kuqe që mbante Obama.
Ndryshimi u vu re për herë të parë kur Trump u ul në tavolinë për të nënshkruar një urdhër ekzekutiv për Obamacare dhe memorandume të tjera.
bo2Përveç perdeve, manjati i pasurive të patundshme hoqi qafe edhe një qilim të madh rrethor, ku ishin shkruar citate nga udhëheqës dhe ish-presidentë.
Atë e ka zëvendësuar me një qilim të verdhë, të projektuar nga Laura Bush gjatë presidencës së Bush.
Gjithashtu në foto duket se dh kolltukët brenda zyrës historike janë zëvendësuar gjithashtu, raporton CNN.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY