VIDEO/ Supergol nga goditja e dënimit në kampionatin anglez

VIDEO/ Supergol nga goditja e dënimit në kampionatin anglez

62
0
Shares

Golat me goditje dënimi janë nga më të preferuarit për tifozët. Menjëherë sa na vjen në mendje ky stil ekzekutimi, na kujtohen lojtarë që të tilla pozicione i ekzekutonin aq thjeshtë si të ishin 11-të metërsha, si Pirlo, Totti, Messi, Ronaldo, Beckham e të tjerë.
Edhe goli i kësaj jave vjen pikërisht nga një goditje standarte. Në ndeshjen mes Nottingham Forest dhe Bristol City në Championshipin anglez, Ben Osborn shënoi një gol spektakolar. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim nga ata lojtarë që përmendëm më lart, ky gol është i pari i llojit të tij, të paktën në futbollin profesionist.
Osbon, pas akordimit për goditje nga gjyqtari, në fillim e çon topin mbi tokë dhe më pas e godet mjeshtërisht duke e lënë të shtangur portierin. Ndoshta edhe pa faj, pasi goditje të tilla ende nuk kanë hyrë në manualin e stërvitjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY