Goditja me hamburger në fytyrë?! Prokuroria pushon hetimin për “krimin” e Jamarbër...

Goditja me hamburger në fytyrë?! Prokuroria pushon hetimin për “krimin” e Jamarbër Malltezit ndaj Taulant Ballës

47
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për Jamarbër Malltezin, ndaj të cilit policia kufitare e Rinasit referoi materialet për akuzën “goditje për shkak të detyrës” ndaj deputetit socialist Taulant Balla.
Jamarbër Malltezi u denoncua në muajin qershor nga deputeti Balla, i cili sapo mbërriti në Rinas kallëzoi se ishte goditur me një hamburger në surrat, në aeroportin e Romës, Itali, nga Malltezi, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pas këtij denoncimi, Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas me një zell të tepruar, më datë 25. 06. 2016, referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për Jamarbër Malltezin vjeç 44, banues ne Tiranë, pasi, sipas saj, në tranzitin e aeroportit Romë ka goditur për shkak të detyrës, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë Taulant Balla, vjeç 39, banues në Librazhd.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Armando Prenga plagos me armë në Krujë, polica s’e zbardh dot – Taulant Balla “sulmohet” me hamburger në Romë, policia befason…
/web/Armando_Prenga_plagos_me_arme_ne_Kruje_polica_s_e_zbardh_dot_Taulant_Balla_sulmohet_me_hamburger_ne_Rome_policia_befason_21174_1.php

Taulant Balla rrëfen variantin e tij të “dhunës”: Ja si më dhunuan fizikisht me hamburger në aeroportin e Romës
/web/Taulant_Balla_rrefen_variantin_e_tij_te_dhunes_Ja_si_me_dhunuan_fizikisht_me_hamburger_ne_aeroportin_e_Romes_21166_1.php

Flet Jamarbër Malltezi: Ja kush është frymëzuesi dhe porositësi i provokimit të Ballës
/web/Flet_Jamarber_Malltezi_Ja_kush_eshte_frymezuesi_dhe_porositesi_i_provokimit_te_Balles_21297_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY