Identifikohet i riu që u gjet i vdekur pranë kufirit me Greqinë

Identifikohet i riu që u gjet i vdekur pranë kufirit me Greqinë

61
0
Shares

Policia e Sarandës ka arritur të identifikojë viktimën, i cili u gjet në Konispol, pranë kufirit me Greqinë, ndërsa thotë se ai ka vdekur si pasojë e një aksidenti.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 20:14, në Konispol ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.
Shërbimet e Policisë pasi kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë konstatuar se në një rrugë rurale pranë vendit të quajtur “Qesaraj” Konispol, është gjetur një person i pajetë shtetasi Sh. M., 37 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, i cili dyshohet se është aksidentuar duke udhëtuar me një motor pa targa.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY