14 JANAR 1990/ Demonstrata e parë e heshtur në Shkodër kundër “qeverisë...

14 JANAR 1990/ Demonstrata e parë e heshtur në Shkodër kundër “qeverisë së morrave”

349
0
Shares

Nga Kastriot Dervishi

kastriot dervishi, e vogel new

Kastriot Dervishi

Më 11 janar (me rastin e “përvjetorit” të republikës komuniste) dhe më pas më 14 janar 1990, në Shkodër u organizuar demonstrata e parë e heshtur në Shqipëri, pas shumë e shumë viteve dimri të egër komunist. Kjo demonstratë e drejtuar kundër “qeverisë së morrave” ishte sinjali i parë që Shkodra antikomuniste do ishte në krye të lëvizjes për rrëzimin e regjimit komunist. Siç edhe dihet terrori i qeverisë së morrave ndaj Shkodrës menjëherë pas mbarimit të luftës, ka qenë ndër gjenocidet më të pashembullta në Europë, një gjenocid i pushtetit të injorantëve mbi kulturën më të kompletuar shqiptare të asaj kohe.
Nuk kishte gjë më të shëmtuar sesa të vendosje në Shkodër bustin e një krimineli si Stalini. Për këtë arsye, drejtimi i qytetarëve shkodranë ndaj këtij simboli nuk ishte i rastësishëm. Në ditët e demonstrimeve të heshtura që detyruan qeverinë e morrave ta heqin simbolin e tyre të krimit, Stalinin bronz, u hodhën shumë trakte në Shkodër. Në përkujtim të të gjithë antikomunistëve të Shkodrës, idealit të tyre antikomunist që nuk vdiq kurrë, por postoj katër nga traktet që u hodhën ato ditë në qytet. Kam dëshirë të shkruaj përmbajtjen e disave prej tyre:
– Poshtë Enver Hoxha!
– Poshtë qeveria e morrave!
– Poshtë Ramiz Alia!
– Poshtë Stalini!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY