Lirohet burri i gjyqtares Majlinda Andrea i akuzuar për korrupsion

Lirohet burri i gjyqtares Majlinda Andrea i akuzuar për korrupsion

52
0
Shares

Gjykata ka vendosur të lejë të lirë Odhise Andrean, bashkëshortin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.

Në një vendim të saj, Gjykata e Tiranës ka vendosur që të japë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Odhise Andrean, i cili u vetëdorëzua tre ditë më parë në Policinë e Tiranës, disa muaj pasi u arratis nga Shqipëria.

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për të, por gjykata ka vendosur ndryshe.

Andrea është përgjuar dhe regjistruar në një rast korrupsioni prej 50 mijë eurosh, që ai i ka marrë me qëllim që gruaja e tij Majlinda Andrea të japë një vendim gjyqësor në favor të një pale të caktuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY