Ilir Meta punëson lobist për të siguruar ftesën në inaugurimin e Trump...

Ilir Meta punëson lobist për të siguruar ftesën në inaugurimin e Trump si president

48
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim ka punësuar kompaninë e lobimit McKeon Group, duke pasur si synim një ftesë për liderin e saj, Ilir Meta në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump.
Marrëveshja e nënshkruar mes LSI dhe McKeon Group, një kopje e së cilës disponohet nga BIRN, tregon se Meta dhe LSI do t’i paguajnë 15 mijë USD në muaj kompanisë amerikane për një periudhë 6 mujore.
Përveç tarifës mujore, LSI do të jetë përgjegjëse për të paguar dhe shpenzimet që do të ketë firma gjatë angazhimit në emër të klientit.
Qëllimi i specifikuar i kontratës së lobimit është sigurimi i ftesës për liderët e LSI-së në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-së,  Donald Trump më 20 janar 2017 dhe sigurimi i takimeve me liderë politikë gjatë vizitës për inaugurimin e presidentit.
Pas 20 janarit, sipas kontratës kompania amerikane pritet të punojë për krijimin e një “marrëdhënieje të mirë dhe speciale” midis LSI-së dhe administratës së re të Donald Trump dhe Kongresit.
McKeon Group është një kompani lobimi me qendër në Uashingtn D.C, e udhëhequr nga ish kongresmeni i Partisë Republikane Howard P. “Buck” McKeon.
Angazhimi i McKeon Group nuk përbën herën e parë që Lëvizja Socialiste për Integrim punëson një kompani lobimi në Uashington.
Gjatë vitit 2016, LSI ka angazhuar në Ushington kompaninë e lobimit Global Security and Innovative Strategies, GSIS, duke siguruar takime të nivelit të lartë me zyrtarë amerikanë dhe anëtarë të Kongresit.
Të dhënat e siguruara nga BIRN në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, tregojnë që vetëm gjatë 6 mujorit të parë të 2016-ës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpenzuar 123, 761 USD në favor GSIS.
Pagesat e majme për lobuesin amerikan kanë bërë që zëri i llogaritur për konsulenca dhe sondazhe në projektbuxhetin e vitit 2016 të Lëvizjes Socialiste për Integrim të trefishohet, nga 5 milionë lekë në 15 milionë lekë, duke zënë 26.1 % të shpenzimeve të deklaruara të partisë. Reporter.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY