VIDEO/ Vriten 5 zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe, plagoset Ambasadori

VIDEO/ Vriten 5 zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe, plagoset Ambasadori

32
0
Shares

Pesë zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe u vranë në një sulm me bombë në një hotel në provincën jugore të Kandaharit në Afganistan.

Nga sulmi mbetën të plagosur dhe 14 persona të tjerë mes tyre guvernatori provincial dhe ambasadori iEmirateve të Bashkuara Arabel.

Ngjarja u regjistrua në orët e mbrëmjes së të martës, ndërsa guvernatori Hamayoon Azizi, ishte në darkë me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Kabul, të shoqëruar nga disa zyrtarë afganë dhe diplomatë nga Emiratet.

Zëdhënësi i qeverisjes provinciale, Samin Khpalëak, tha se guvernatori dhe ambasadori i Emirateve, i identifikuar si Juma Mohammed Abdullah al-Kaabi, janë plagosur.

Tre ditë zie janë shpallur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY