Ikën edhe drejtori i “Mapo”-s, Alfred Lela flet për “përplasjet” me Henri...

Ikën edhe drejtori i “Mapo”-s, Alfred Lela flet për “përplasjet” me Henri Çilin

58
0
Shares

Ish-drejtori i gazetës dhe revistës “Mapo”, është larguar sot nga kjo detyrë. Alfred Lela ka ka sqaruar të vërtetën e largimit të tij nga grupi mediatik i botuesit Henri Çili.
Ai sqaron se kemi të bëjmë me përfundim kontrate dhe se tani ai do të jetë vetëm pedagog në universitetin e drejtuar po nga Henri Çili.

Reagimi i Alfred Lelës


alfred lelaNuk jam me drejtor i Media Mapo. Jo sepse kam sulmuar Erion Veliajn…, por sepse une kam patur nje kontrate deri me dt 31 dhjetor. E cila mund te rinovohej ose jo pas kesaj date.
Botuesi Henri Cili me dha tre opsione, i treti i te cileve ishte puna si pedagog i Komunikimit ne UET. Dy te tjerat parashikonin nje linje editoriale qe perputhej me shpalljen e Henrit ne nje shkrim te para ca koheve “nje mandat te dyte per Ramen reformator”.
Une kam patur dhe kam kritikat e mia per opoziten e Bashes, por profesionalisht dhe as personalisht, nuk mund te shtyhesha drejt nje qendrimi te tille, i cili shuante nje pjese te madhe te qendrimeve te mia publike.
Nuk kam bere asnje heroizem duke zgjedhur te drejten e qendrimeve te mia te lira dhe pranimin e nje rroge si pedagog, qe eshte sa nje e pesta e asaj si drejtor i Mapo. Kam punuar te Mapo qe nga numri 0 i saj dhe ndihem i lire dhe i hapur per te thene se ka qene e mbetet edhe projekti im.
Pavaresisht ngecjeve dhe shtyrjeve, rreth 7 vitet qe kam kaluar me koleget e Mapo dhe botuesin Cili, mbeten te paperseritshme. Ky rrugetim ne te shkuaren nuk duhet te na pengoje, per motivime te se tashmes, te cojme ne dreq te miren bashke me te ligen, dhe ta projektojme te ardhmen si pusi te njeri-tjetrit.
Gjej rast ne kete status te pershendes kolegun Armand Shkullaku dhe te perseris ate qe i thashe ne ËhatsApp: me e pakta qe mund te thuhet, ke bere nje televizion joprovincial! Pershendetje dhe falenderime te gjithe atyre qe me kane lexuar te Mapo, dhe qe do vazhdojne ta bejne kete shenje nderimi ndaj meje dhe tekstit te shkruar, aty apo tjeterkund ne te ardhmen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY