FOTO & EMRI/ Shqiptari arratiset me brekë nga shtëpia e të dashurës...

FOTO & EMRI/ Shqiptari arratiset me brekë nga shtëpia e të dashurës në Itali, arrestohet në Spanjë

76
0
Shares

Një shqiptar arriti t’i shpëtonte kapjes së policisë italiane duke u larguar nga shtëpia e të dashurës vetëm me të mbathura, por u kap nga policia spanjolle në aeroportin e Barcelonës.
Ai është Erjon Bode i cili është dënuar me 9 muaj burg nga drejtësisë italiane.
Shqiptari 30-vjeçar edhe pse u zu në befasi nga policia italiane, la në apartamentin e të dashurës rrobat dhe atletet dhe u largua me vrap.
Arratia e tij spektakolare mori fund më 4 janar, rreth 5 muaj pas arratisjes, kur policia e ndaloi në aeroportin e Barcelonës në Spanjë, ku sapo kishte zbritur nga avioni për t’i ikur drejtësisë italiane me një identitet të ri.
Ndjekja e tij nga drejtësia italiane nisi pas arrestimit të një prostitute shqiptare me dokumente false. Agjentët kishin informacion se gruaja ishte e shoqëruar nga një tjetër shqiptar.
Bode është dënuar me 9 muaj burg për evazion fiskal, por tashmë ndaj tij do të rëndojnë edhe akuza të tjera përfshirë kundërshtim të forcave të policisë por edhe për lëndë narkotike pasi në apartament u gjet dhe një kg hashash.
Mediat në Itali raportojnë se gjatë arratisjes, ai ka ushtruar dhunë ndaj dy oficerëve të policisë.
Policia gjithashtu ka arrestuar dhe të dashurën e tij, G. O., 31 vjeçe, shqiptare, e cila punonte si prostitutë.
erjon bode

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY