VIDEO/ Hakmarrja nga Shqipëria, atentat në kokë shqiptarit para syve të vajzës...

VIDEO/ Hakmarrja nga Shqipëria, atentat në kokë shqiptarit para syve të vajzës në Gjermani

44
0
Shares

Një shqiptar 46-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin gjerman të Visselhövede, para një shkolle fillore.
Pas këtij atentatit, gjendja e tij është kritike, raportojnë mediat lokale.
Shqiptari 46-vjeçari është qëlluar nga dy persona me motor, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi dhe ende janë në arrati. Deri në mbrëmjen e sotme, nuk ka pasur arrestime.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 11 të paradites dhe i plagosuri ishte me vajzën e tij në momentin kur është qëlluar. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar pesë të shtëna.
Një plumb ka marrë 46-vjeçarin në kokë, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të trupit. Ndërsa vajza e tij, që është në moshë madhore, ka mbetur e palënduar, por po vuan një gjendje shoku.
Policia ka të dhëna se sulmi ka motiv hakmarrjen. Shqiptari 46-vjeçari ka punuar si bodigard në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë punës së tij ka qëlluar për vdekje një person. Për këtë, ai kaloi një vit në burg.
Pas dënimit, 46-vjeçari u largua për në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Visselhövede, raporton media gjermane “Kreiszeitung”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY