VIDEO/ Dalin pamjet si ndodhi sulmi me kamion në Jerusalem

VIDEO/ Dalin pamjet si ndodhi sulmi me kamion në Jerusalem

37
0
Shares

Në mediat ndërkombëtare është publikuar video e sulmit me kamion në Jerusalem, ku 4 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur.
Atentati ndodhi afër një shëtitore dhe kishte për shënjestër disa ushtarë. Menjëherë pas sulmit, agjentët e sigurisë kanë vrarë personin që drejtonte kamionin.

Kreu i policisë së Jerusalemit e cilësoi sulmin si terrorist dhe njoftoi se kanë filluar hetimet për zbardhjen e plote të ngjarjes.

Ndërkohë, për sa i përket autorit, mediat lokale shkruajnë se është një palestinez po nga qyteti i Jerusalemit. Sulmi është marrë përsipër nga grupimi i militantëve palestinezë “Hamas”./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY