Habit Assad, gati të bisedojë dorëheqjen

Habit Assad, gati të bisedojë dorëheqjen

52
0
Shares

Ndërsa janë bërë 6 vite nga nisja e luftës civile në Siri, pasi qindra-mijëra civilë kanë humbur jetën, presidenti sirian Bashar al-Assad tregoi gatishmëri për të negociuar çdo zgjidhje që do të propozohet gjatë bisedimeve të paqes që pritet të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit.

Ndërkohe që ende nuk ka një datë për nisjen e bisedimeve, Assad tha për gazetarët francezë se nuk është e qartë se kush do të përfaqësoje opozitën siriane gjatë bisedimeve. I pyetur nga gazetarët nëse është gati të negociojë edhe pozicionin e tij si president, Assad tha se është i gatshëm të bëjë çdo gjë që më parë kalon nga kushtetuta”.

Bashar al-Assad


Ç
do ndryshim kushtetues, apo kushtetut
ë e re, duhet t
ë kaloj
ë me referendum nga populli dhe
ësht
ë n
ë dor
ën e qytetar
ëve sirian
ë se k
ë zgjedhin si president” I shqetësuar se cila do të jetë opozita siriane Assad pyet
:
“A do t
ë ket
ë nj
ë opozit
ë t
ë v
ërtet
ë?

Grupet rebele të cilat kanë operuar nën “Ushtria e lirë siriane” e njohur si opozita e vendit, kanë përjashtuar çdo mundësi të pjesëmarrjes në bisedimet e paqes në Astana.

Muajin e kaluar, Moska zyrtare tha se kishte rënë dakord me Assadin, Iranin dhe Turqinë për të nisur bisedimet e shumëpritura të paqes, pas humbjes më të madhe që pësuan grupet rebele në lindje të Aleppos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY