Arrestohet gruaja “shtatzëne” në Itali, ishte “mbarsur” me 700 gramë heroinë në...

Arrestohet gruaja “shtatzëne” në Itali, ishte “mbarsur” me 700 gramë heroinë në Shqipëri

50
0
Shares

Një grua është arrestuar në portin e Barit ditën e Ujit të Bekuar, pasi është kapur me 700 gram heroinë. Sipas mediave italiane, gruaja ishte duke udhëtuar me djalin e saj 3-vjeçar dhe e kishte fshehur drogën në bark duke e mbështjellë me celefona, duke dhënë përshtypjen e një gruaje shtatzëne.
Por, policia italiane ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 700 gramëve të heroinës.
Gruaja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, e kishte sjellë drogën nga Shqipëria dhe akuzohet për trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.
Ndërkohë, policia italiane është duke zhvilluar hetimet për të identifikuar, se cilët janë personat e tjerët të implikuar në këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY