“Haradinaj është Kosova”, shqiptarët protestojnë fuqishëm përpara gjykatës në Francë

“Haradinaj është Kosova”, shqiptarët protestojnë fuqishëm përpara gjykatës në Francë

54
0
Shares

Shqiptarët që jetojnë në Francë kanë nisur protestën në mbështetje të lirimit të liderit kosovar, Ramush Haradinaj, arrestuar nga Policia franceze.

Shqiptarët janë angazhuar masivisht dhe në rrjetet sociale nën hashtagun “MeRamushin” për këtë qëllim duke hedhur parulla dhe thirrje: “Haradinaj është Kosova! Reagimi shqiptar vetëm sa vjen e rritet. Fyerja e Haradinajt dhe shtetit të Kosovës duhet të ndalet” ose”Djemt’ e Deçanit si gjithnjë, me Ramush Haradinajn, rrugës për në Colmar, Francë.”

Të tjerë shqiptarë kanë publikuar fotot e tyre, vargun me makina nisur drejt Colmar-it për t’iu bashkuar protestës për lirimin e Haradinajnt: ” Rrugës per ne Colmar të Francës. Në mbështetje të liderit Ramush Haradinaj”, shkruan Mentor Mushkolaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY