Basha: Sot ka vetëm një të vërtetë për drogën, për korrupsionin dhe...

Basha: Sot ka vetëm një të vërtetë për drogën, për korrupsionin dhe negociatat

34
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha me anë të një shënimi të shkurtër në faqen e tij në Facebook ka folur në lidhje me disa të vërteta që sipas tij janë vetëm 1 dhe jo më shumë.

“Sot nuk ka dy të vërteta për drogën. Ka vetëm një: pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë në vitin 2016.

Nuk ka dy të vërteta për bosët e krimit. Ka vetëm një: nuk kapen dhe këtë nuk e pengon vetingu. E pengon qeveria, Ministri i Brendshëm, Kryeministri.

Sot nuk ka dy të vërteta për korrupsionin. Ka vetëm një: kudo ku vidhet me tendera dhe koncesione, kudo ku lartësohen ndërtime pa leje, kudo ku shqyhen, tjetërsohen e përvetësohen prona në mënyrë kriminale janë njerëzit e janë njerëzit e qeverisë dhe Kryeministrit. Nuk ka të tjerë!

Nuk ka dy të vërteta për hapjen e negociatave. Ka vetëm një: nuk hapen sepse nuk janë përmbushur standardet dhe sepse kemi zgjedhjet përpara dhe qeveria nuk ka besueshmërinë se mund t’i zhvillojë sipas standardeve”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në faqen e tij në Facebook.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY