VIDEO/ Pamjet kur Policia ‘sulmon’ shtëpinë e Stresit në Tiranë

VIDEO/ Pamjet kur Policia ‘sulmon’ shtëpinë e Stresit në Tiranë

56
0
Shares

Këto janë pamjet kur Policia e Tiranës ka hyrë në shtëpinë e Sali Lushës, babait të Arkimed Lushës, këngëtarit të njohur me emrin Stresi.

Burime zyrtare nga policia thanë se efektivët e Komisariatit të policisë numër 4, kanë nisur hetimet dhe po punojnë për kapjen e Arkimed Lushës, 29 vjeç dhe 21-vjeçarit me inicialet E. L.  

Sipas policisë, këta persona dje kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31 dhjetor 2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj Sali Lushës, 61 vjeç, banues në Tiranë.

Është bërë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të: Një armë zjarri gjuetie, tip “Shotgun” dhe një automjeti tip “Audi”.


 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY