Njëri prind pushim për ditët e ftohta dhe me grip, kush gënjen...

Njëri prind pushim për ditët e ftohta dhe me grip, kush gënjen ka pasoja

73
0
Shares

Vendimi i qeverisë për të lënë pushim një nga prindërit e fëmijëve të arsimit parashkollor dhe fillor, u mor për të ndihmuar në kujdesin e tyre shëndetësor për shkak të epidemisë gripale që ka zënë vendin.
Ministrja per Inovacionin dhe Administraten Publike, Milena Harito, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se ligji i nepunesit civil, ne mungese te akteve nenligjore me te domosdoshme, eshte krejtesisht i pazbatueshem, dhe per k봥 qellim ajo kerkon konsensusin me opoziten.
Por tanimë një nga prindërit që punon në administratën shtetërore duhet të bëjë vetëdeklarimin për kujdestarinë e fëmijës në mënyrë që të marrë ditët pushim, duke bërë që mos të ketë keqkuptime se cili prind duhet të rrijë pushim. Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito sqaron se prindi duhet të paraqesë vetëdeklarimin tek punëdhënësi, ndryshe çdo falsifikim do shoqërohet me përgjegjësi para ligjit.
Në një prononcim për mediat vizive, Harito tha se “është një gjë e mirë që të ndihmohen prindërit që kanë fëmijë të vegjël. Secili nga prindërit do të rrijë, kjo është një gjë që zgjidhet lehtësisht sepse me një vetëdeklarim, pra prindërit do të sjellin pranë punëdhënësit të tyre një certifikatë familjare dhe një vetëdeklarim ku thonë se cili nga prindërit do të rrijë të mbajë fëmijët. Nëse të dy prindërit e bëjnë këtë gjë dhe janë në administratë, ata bëjnë një falsifikim dhe marrin përgjegjësinë për falsifikimin që bëjnë”, – paralajmëroi Harito.
Sipas Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, lënia pushim e një pjese të administratës ka kosto, por shteti është i përgatitur që t’i përballojë. “Sigurisht që një numër i caktuar punonjësish që nuk do të jenë në punë ka një farë kostoje por shteti merr përsipër për të bërballuar këtë kosto për të ndihmuar familjet. Të mos harrojmë që sot për punonjësit e administratës në veçanti, një pjesë e madhe e punëve mund të bëhen duke qenë dhe në distancë, me email, punët vazhdojnë të ndiqen. Unë vetë kam raste në stafin tim, persona që kanë fëmijë të vegjël, që kanë vendosur të rrinë pranë tyre dhe vazhdojnë punën nga shtëpia.Është një gjë që funksionon me mirëkuptim”, – sqaroi ministrja.
Harito tha se në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ku paraqiten rreth 16 mijë raste pacientësh me grip në javë, vendimi për mbylljen e shkollave u mor për të parandaluar përhapjen e gripit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY