Flet për herë të parë gruaja e Ramush Haradinajt për arrestimin e...

Flet për herë të parë gruaja e Ramush Haradinajt për arrestimin e të shoqit

46
0
Shares

Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë pas lajmit se ai do të mbetet në paraburgim në Francë, deri në një kërkesë zyrtare të shtetit serb për ekstradim.
Në një pronocim për RTK, zonja Haradinaj thotë se nuk ka njoftim zyrtar për këtë çështje, ndërsa akuzon institucionet e vendit për neglizhencë.
“Nuk di çka të them më tepër. Jemi duke pritur një njoftim zyrtar. Kjo e ka kaluar çdo vijë të normales. Shteti i Kosovës është dashur të marrë masa, kjo është bërë e tepërt dhe ka kaluar në banalitet, shprehet ajo.
“Ne nuk kemi marrë ende asgjë zyrtare. Lajmin për paraburgimin e tij e morëm vetëm nga mediat ndërkombëtare. Kemi marrë disa telefonata por ende nuk kemi konfirmim zyrtar për paraburgimin”, shtoi Anita.
Mësohet se Haradinaj u arrestua në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, AAK ka dënuar arrestimin e Kryetarit të saj duke e quajtur atë një veprim krejtësisht të padrejtë dhe të papranueshëm.
Ne 2015-ën, lideri i AAK-së ishte arrestuar edhe në Slloveni, arrestim ky i bazuar po në fletë arrestin e Interpolit, lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006. Haradinaj, asokohe po udhëtonte tranzit drejt Kosovës, nga Gjermania dhe u ndalua në aeroportin e Lubjanës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY