KQZ nesër zëvendëson Dashamir Tahirin dhe Shkëlqim Selamin, ja deputetët e rinj

KQZ nesër zëvendëson Dashamir Tahirin dhe Shkëlqim Selamin, ja deputetët e rinj

41
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka lajmëruar dhe parashikuar mbledhje dhe rendin e ditës për mbledhjen e tij të nesërme. Në rendin e ditës është edhe zëvendësimi i dy deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, pasi këtyre iu hoq mandati për shkak se ishin subjekt i ligjit te dekriminalizimit.
KQZ pak ditë më parë vendosi t’u heqë mandatet dy deputeteve, të LSI dhe PDIU. Por një ditë më parë të dy e ankimuan vendimin në Gjykatën Administrative.
Sipas procedurave ligjore, dy deputetët do të zëvendësohen nga emrat që vijnë në radhë nga listat partiake. Në listat e LSI-së, në qarkun e Vlorës ku Selami doli fitues, pas tij rezulton të jetë Flamur Çelaj, i cili aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil.
Por, Çelaj mund të lëshojë vendin Katina Gogas, e cila është e 3-ta në listën e kandidateve për deputetë të LSI në Qarkun e Vlorës, për shkak se ligji parashikon më shumë përparësi për gjininë femërore.
Ndërsa, deputeti Dashamir Tahiri, i zgjedhur në Qarkun e Vlorës nga listat e PDIU, do ti lërë mandatin e deputetit Edmond Zejnos.

Njoftimi për mbledhjen e KQZ

kqz new newMë datë 06. 01. 2017, ora 12:00, KQZ zhvillon mbledhjen me këtë rend dite

Projekt-vendim

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në Qarkun Vlorë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes së mandatit të deputetit të z. Shkëlqim Selami”.

Projekt-vendim

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, në Qarkun Vlorë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes së mandatit të deputetit të z. Dashamir Tahiri”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY