VIDEO SKANDAL/ Korrupsioni i mjekësisë në Lezhë, çfarë bie jashtë hyn brenda...

VIDEO SKANDAL/ Korrupsioni i mjekësisë në Lezhë, çfarë bie jashtë hyn brenda në maternitet

109
0
Shares

Materniteti i Lezhës është në një gjendje skandaloze. Mungesës së aparaturave dhe medikamenteve i shtohen edhe godina e amortizuar sa shiu pikon gjithandej në sallën e operacionit dhe atë të lindjeve. Videon skandaloze, që dëshmon se çfarë ndodh sot në këtë maternitet e ka postuar në “Facebook”, mjeku Obstetër Gjinekolog, Leon Kaza që është njëherësh edhe shef i maternitetit në Lezhë.
“Ky është rezultati pas 20 vitesh indiferencë ndaj maternitetit Lezhë”, ironizon mjeku.
Kjo nuk është hera e parë që shefi i maternitetit ankohet për kushtet e vështira të punës. Edhe më herët ai ka denoncuar publikisht dhe ka kërkuar ndërhyrje nga Ministria e Shëndetësisë. Madje në një postim të bërë në dhjetor, ai akuzon për afera korruptive.
“Kjo situata ne spitalin e Lezhes është tragji-komike. Pasi shpenzojne nje shume marramendese per Repartin e Dializes duke ia dhuruar leket nje privati; pasi i dhurojne ketij privati edhe nje pavion spitali (ish-infektivi), pasi firma qe ka kryer punimet demton tubat e shkarkimit ne pavionet e tjera; se fundmi behen kontrata me mjeke dhe personel shendetesor te spitalit per te ofruar sherbime ne kete pavion privat!!! Duke shpresuar fort qe te ‘privatizohet’ edhe ndonje repart tjeter e te jemi me me ‘fat’, nderkohe po knoqemi tu knoq…(tipi ne maternitet edhe aparatet ekografike jane jashte perdorimit) #mjekesiaegjeneratestjeter”, denonconte mjeku në dhjetor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY